Translate

Sunday, June 7, 2015

Zaev: Bombat vazhdojnë të hënën

Bombat e Zaevit do të vazhdojnë të publikohen nga e hëna, zbulon lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për Kirilica.
Zaevi zbuloi nga pres konferencat keqpërdorimet e pushtetit që nuk do të ndalojnë edhe gjatë kohës së bisedimeve që duhet të vazhdojnë të mërkurën në Bruksel, por ata do të janë të vëmendshëm që të mos e pengojnë procesin bisedues.
 
“Do të kemi kujdes nga ndjeshmëria e audio materialeve. Nuk do të mund të jemi të akuzuar se ne e kemi prishur procesin e negociatave, dhe këtë gjë nuk e duam.
 
Duhet që të nxjerrim në shesh të vërtetën e keqpërdorimeve që i ka kryer pushteti.
 
Do të dëgjojmë edhe biseda përmes të cilave do të bëhet e qartë manipulimi në organizata të ndryshme jo qeveritare, shoqata të qytetarëve, se si janë vendosur njerëzit e parë të Federatës së futbollit të Maqedonisë, rektorët e universiteteve, në fakultete e të ngjashme.
 
Të gjitha materialet janë të përgatitura dhe do t`i thërrasim njerëzit nga sektori jo qeveritar ku do t`i shpërndajmë papka me bisedat e përgjuara”, tha Zaev.
 
Sipas asaj që tha, bomba më e ndjeshme, si për rastin Monstra nuk do të publikohet gjatë procesit të negociatave dhe as para protestës së Lëvizjës Besa./lajm/

0 comments :

Post a Comment