Translate

Sunday, June 7, 2015

Sulme terroriste apo invadim serb në veri?!

Serbët vazhdojnë të propagandojnë alarme të rrejshme për skenarë të dhune. Ata kanë hedhur projektet e tyre strategjike në Ballkan, dhe tashmë duan që të shohin realizimin e tyre. Ata vetë krijojnë grupe njerëzish, më pas tërhiqen dhe mbajnë vetëm të infiltruarit e tyre, në një skenar që kryesisht prodhon dhunë.
Por, qëllimi kur alarmohet nuk është tek parandalimi i ndodhisë, përkundrazi qëllimi është tek parashkrimi i fajtorit, në këtë rast ata janë shqiptarët. Që prej luftimeve në Kumanovë, mediat serbe nuk kanë pushuar së propaganduari se i njëjti skenar pritet të ndodhë në luginën e Preshevës dhe në veri të Kosovës. Madje për një skenar në veri e kanë portretuar si komandant deputetin e AAK-së Daut Haradinajn.
Por, pasi që këto skenarë u shpjeguan se nuk kanë të bëjnë me Kosovën dhe interesat shqiptare, atëherë dolën një parashikim tjetër, por sërish duke mos e humbur qëllimin e propagandës serbe, se sulmet do të jenë domosdoshmërisht terroriste. Kështu ndodhi që e vlerësoi edhe rastin e Kumanovës, qeveria e Gruevskit, por askush në perëndim nuk e përkrahu, as NATO, as BE-ja dhe as SHBA-ja, përkundrazi kërkuan hetim ndërkombëtar, pra mosbesim të plotë ndaj versionit zyrtar shtetëror për ndodhitë, aq më tepër që qeveria praktikisht kishte hyrë në negociata me grupin rebel.
Në ndërkohë serbët nëpërmjet gjeneralit Momir Stojanoviq, ish kreut të VBA-së dhe kryetar aktual i këshillit të kuvendit për kontrollin e shërbimit të sigurisë hedhin në media propagandën e modifikuar, se janë parashikuar tri sulme terroriste në veri të Kosovës dhe luginë të Preshevës, nga 25 deri me 28 qershor.
Por të ishte një situatë tipike reale e planifikuar, serbët nuk do të zbulonin datat me kaq saktësi. E dyta sikur të kishte një presidponim të këtillë, ata vetëm sa do ti joshnin grupet e tilla, që të vepronin. Nëse këto sulme do të ndodhnin atëherë ata do të ndiheshin shumë komod dhe do të fillonin me përdorimin e tërë makinerisë propagandistike, me media, diplomaci, por edhe do ti vënin në disponim figura dhe eksponentë antishqiptarë, për ta paraqitur sa më të zi imazhin e shqiptarëve, me akuzën e njohur tashmë milosheviqiane, se shqiptarët janë terroriste, dhe në këtë rast mundësisht që sulmi të paraqitej edhe i tipit ISIS. Por, meqë një qëllim i tillë u dështoi shërbimeve të inteligjencës serbe dhe sllavo-maqedonase, ata duan që të nxisin edhe një konflikt të ri. Sipas propagandës së re serbe, grupe të caktuara të interesit po përgatisin ekzekutimin e dëshmitarëve të rëndësishëm që pritet të jenë pjesë e gjykimeve për krime të luftës! Por, që të angazhosh njerëz me një motivim të këtillë për kryerjen e sulmeve terroriste është tepër e dyshimtë, dhe e pamundur.
Në fakt serbët janë ata që janë të interesuar për trazira në veri, ashtu siç ishte e interesuar Maqedonia për trazira dhe krizë të rëndë në këtë shtet, për ta çuar vendin drejt ndarjes. Dhe të njëjtën gjë e dëshironte Serbia për atje dhe të njëjtën gjë e dëshiron për veriun, duke shpresuar se kështu mund të krijohet një situatë, kur ajo do të mund të ndërhynte ushtarakisht dhe ta invadonte këtë pjesë të vendit. Në fakt vet propaganda e këtillë dhe infiltrimi i njerëzve të saj, janë projeksione për ta krijuar një rrethanë që ajo të mund ta invadojë veriun, nëse ndaj një gjëje të këtillë hesht NATO-ja!
E vërteta është se serbët në vazhdimësi kanë bërë terror dhe kanë kryer sulme terroriste ndaj shqiptarëve pas luftës, dhe jo në pak raste kanë kryer terror edhe ndaj serbëve lojal ndaj shtetit të Kosovës, por që të gjitha këto kanë mbetur thuaja tërësisht të pa ndëshkuara. I. M.
/botasot/

0 comments :

Post a Comment