Translate

Wednesday, June 10, 2015

Sulejman Rexhepi kultivon lёvizjen vehabiste

Muftinia e Shkupit nё krye me Muftiun e Shkupit Ibrahim ef. Shabanin ndjenё pёr obligim tё informoj besimtarёt dhe opinionin e gjёrё se shkeljet drastike tё Kushtetutёs dhe akteve normative vazhdojnё tё ushtrohen nga Sulejhman Rexhepi.
Në reagimin e tyre pёr kaosin e krijuar nё Muftininё e Shkupit më tej shtojnë:“Sulejman Rexhepi pas keqpёrdorimit tё detyrёs zyrtare nё emёrimin e tё ashtuquajturit Mufti Rexhep Jusufin, vazhdon tё injoron organin legjitim tё Muftinisё sё Shkupit. Me datё 9 qershor tё vitit 2015 mbahet mbledhje e Muftinisё sё Shkupit vetёm me pakicёn e anёtarёve tё Muftinisё sё Shkupit kurse pjesa tjetёr dёrmuese e anёtarёve tё Muftinisё sё Shkupit tё cilёt kanё mandat tё garantuar deri nё mesin e vitit 2017 nuk ftohen nё kёtё mbledhje.
Sipas njoftimeve tona tё sigurta qё i kemi nё disponim nё kёtё mbledhje shkarkohen anёtarё tё Muftinisё sё Shkupit tё cilёt kanё qenё tё zgjedhur nga Mexhlisi i xhematit dhe tё njёjtёt zёvendёsohen me vehabista, individ pёr tё cilёt deri dje vetё Sulejman Rexhepi deklaronte se janё radikal, vehabista, njerёz tё shёrbimeve sekrete etj.
Njoftojmё opinionin e gjёrё se Sulejman Rexhepi ka krijuar anarki nё Muftininё e Shkupit duke shkelur tё gjitha normat kushtetuese, morale dhe njerёzore. Aq mё tepёr kur tanimё shihet se qёllimi i tij kryesor ka qenё dhe do tё jetё keqpёrdorimi i pronave tё Muftinisё sё Shkupit, instalimi i lёvizjes vehabiste nё Muftininё e Shkupit si dhe rrёnimi i tёrёsishёm i vlerave tё pastra shekullore fetare e kombёrtare tё cilat  me pёrkushtimin mё tё madh janё ruajtur vite tё tёra nga gjeneratat tona tё pastra.
I ashtuquajturi Mufti Rexhep Jusufi si dhe tё tjerёt tё ardhur nё Muftininё e Shkupit pa respektuar Kushtetutё, Rregullore dhe akte tjera normative iu bёjmё me dije se janё uzurpator tё detyrave, andaj i ftojmё tё njёjtit tё kthehen nё vendet e tyre tё punёs derisa nuk ёshtё bёrё vonё, sepse iu garantojmё me sinqeritetin mё tё lartё se ata janё tё manipuluar dhe keqpёrdorur nga Sulejman Rexhepi.
Duke patur parasysh tёrё kёtё kaos tё krijuar nё Muftininё e Shkupit dhe mё gjёrё, ftojmё menjёherё Sulejman Rexhepin tё jap dorёheqje tё parevokueshme me qёllim qё Institucioni i BFI-sё tё frymon lirshёm nё prag tё fillimit tё muajit tё shenjtё tё Ramazanit.
Nё fund duke ju uruar ardhjen e Muajin tё shenjtё tё Ramazanit, apelojmё xhematin dhe besimtarёt tё japin kontributin e tyre maksimal nё trubimin e Anёtarёsisё, Sadekatul Fitrit dhe Zeqatit, me qёllim tё mirёmbajtjes sё Medresesё Isa Beu Shkup dhe Fakultetit tё Shkencave Islame Shkup, sepse kёto vatra arsimore nuk janё tё Sulejman Rexhepit por janё tё popullatёs muslimane e cila jeton brenda dhe jashtё vendit tonё.
Ftojme gjithe faktoret me relevance qe te percjellin ngjarjet me kujdes te cilat po zhvillohen ne BFI.

Nga muftinia bëjnë me dije se reagimi në fjalë është drejtuar në adres të Rijasetit tё BFI e RMKomisionit pёr çёshtje Fetare, Ambasadave tё akredituara nё RM dhe Misionit tё OSBE-sё.

0 comments :

Post a Comment