Translate

Monday, June 15, 2015

"RROFSHIN" RRENAT E SULEJMAN REXHEPIT!

Në Programin e Punës për Reis të viti 2006 mes tjerash u zotua se do të punon edhe për imamët! Tha:
“Do të punoj me përgjegjësi maksimale që bashkësia islame të bëj sigurimin material të imamëve, të sigurimit social e invalidor dhe brenda mundësive të krijohen kushtet edhe për sigurim banesor.”
Kaluan jo pesë vite, por thuaja se nëntë vite dhe në këtë drejtim ai as më të voglin kontribut nuk e ka dhënë! Se çfar sigurimi material ka bërë për imamët, çfar sigurimi social e invalidor, flasin vet imamët! Problemi i imamëve është edhe më keq se sa ka qenë, kjo përkundër faktit dhe angazhimit që kishte Muftiu Ibrahim ef.Shabani, por aspak nuk është përkrahur nga BFI-ja dhe Sulejman Rexhepi!
Siç mund të lexoni, Sulejman Rexhepi ka premtuar që sipas mundësive të krijon kushte edhe për sigurimin banesor të imamëve! Diçka që ky ka mund ta bën vetëm për vetveten dhe familjarët e vet! Opinioni i gjërë tanimë ka njohuri të mjaftueshme për pasurinë që e posedon Sulejman Rexhepi brenda dhe jasht vendit. Sa herë që në këtë drejtim sulmohet Sulejman Rexhepi, reagimet e tija thuaja se e vërtetonin tërë atë që thuhej nëpër media!
Tani ta lëmë këtë temë, por thjesht po pyesim: A i ka hije një Reisi të gënjenë deri në këtë masë, të premton diçka që kurrë as që e ka menduar ta realizon!? Koha është të shporret me të gjitha të ligat e tija! Marrë nga KMM/

0 comments :

Post a Comment