Translate

Monday, June 15, 2015

Pse nuk zbulohet vrasja e “Karadakut”?!

Pse askush nuk dëshiron t’ia dijë për fatin e komandant “Karadakut”.
Të pakta janë ato familje që në mënyrë sistematike kanë këmbëngulur për të gjetur autorët e vrasjeve, kur ato besohet se ishin bërë nga pjesëtarë të UÇK-së për motive të ulëta politike apo për hesape që opinioni publik nuk i mësoi kurrë.
Njëra prej vrasjeve më misterioze që ka ndodhur në përfundim të luftës në Kosovë, dhe për të cilën thuaja aspak nuk është thënë, është vrasja e kolonel Rashit Mustafës, “Komandant Karadakut”.
Këtij luftëtari të dielën i është ngritur shtatorja në Viti, një prej shtatoreve më madhështore në Kosovë, por fati i tij nuk është zbardhur ende.
Për ‘Karadakun” kishim dëgjuar që pas luftës, por shpresa e mban njeriun edhe kur ato nuk kanë ku mbështeten, sikurse familja, që kishte shpresuar me muaj të tërë për kthimin e saj.
Mbi të gjitha duket se ai ka qenë një prej luftëtarëve më madhështor në luftën kundër serbëve në Kroaci, ishte treguar si një hero antik, një skenderbejan i vërtetë, nga plumbat e tij kishin shkuar në atë botë qindra veta.
Kjo luftë epike skenderbejane në Kroaci, e kishte bindur, ministrin e Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqin, që ta emëronte komandant të njësisë “Skenderbeu”, që siç dëshmon ushtaraku tjetër Nevruz Berisha, se ministri Krasniqi e kishte obliguar që ti vinte në dispozicion çdo gjë që i kërkonte “Karadaku” sepse ishte një ushtarak i jashtëzakonshëm.
Por, figurat epike urreheshin më shumë se çdo kush tjetër në luftë. Urrehej mbit të gjithë presidenti Rugova, ekzekutimin e të cilit e kishin shpallur hapur, dhe nuk ishte më vetëm i pari në listën e ekzekutimit. Ministrin Ahmet Krasniqi e ekzekutuan, për të vazhduar me ekzekutime të tjera, disa prej të cilëve mrekullisht do ti shpëtonin plumbave. Do të vritej Enver Maloku, Xhemail Mustafa, do të mbijetonte Sabri Hamiti, por vrasjet nuk do të pushonin, viktimë e të cilave duket të ketë qenë edhe komandant “Karadaku”.
Me kolonel Rashit Mustafes Komandant ''KARADAKU'' familja kishte folur për herë të fundit me 1 QESHOR 1999, 11 ditë para ditës së çlirimit të Kosovës. Vetëm 6 vjet pas çlirimit, kufoma e komandant “Karadakut” u gjet me 28.06.2005 në Bardhaniq të Gjakovës, thuhej nga një kalimtar rasti. Eshtrave iu bë ADN-ja, e cila rezultoi se ato ishin të kolonel Rashit Mustafes. Varrimi u bë pas një viti e gjysmë me 17.12.2007 me nderime ushtarake në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Por, për hetimin edhe të kësaj vrasje jep shpresa, Samuel Zhbogar, përfaqësuesi special i BE-së në Prishtinë, sipas të cilit Gjykata Speciale do të merret me hetimin e çdo krimi të luftës.
“Të gjitha krimet duhet të hetohen dhe autorët e tyre të ndiqen. Jo vetëm krimet që përmenden në Raportin e Këshillit të Europës, por edhe ato të kryera gjatë e pas konfliktit në Kosovë. Krimet e luftës asnjëherë nuk vjetrohen”, ka thënë Zhbogar.
Kjo është deklarata e fundit e dhënë nga ai në lidhje me formimin dhe kompetencat e Gjykatës speciale, deklaratë që rikthen shpresat se kjo gjykatë do të mund të ndëshkojë ata që porositën vrasjet politike. I. M./bota sot/

0 comments :

Post a Comment