Translate

Tuesday, June 9, 2015

Pagoi 20 mijë euro, dështoi t’i kthejë djemtë nga Siria

Faik Uksmajli, sot 50 vjeç, kishte në pronësi një fabrikë të vogël për përpunimin e drurit, punishten e së cilës e mbante në oborr të shtëpisë. Puna shkonte aq mirë, sa që ai kishte punësuar 25 persona. 

Dy djemtë e tij u rritën, Arbnori 21 vjeç e Alberti 18 vjeç, dhe filluan të ndihmojnë babanë e tyre në punishte, por duke mos e lënë anash as shkollën. 

Alberti kishte filluar universitetin në Prishtinë, dhe ishte ndër studentët më të dalluar. Arbnori, edhe pse në moshë të re, ishte martuar dhe kishte dy fëmijë.

Por jeta e qetë dhe pa probleme e familjes Uksmajli nuk vonoi shumë dhe u shkatërrua.

Siç rrëfen Faiku, e tëra filloi kur djali i madh, Arbnori, nisi një herë në javë të shkojë në xhami të fshatit, të dëgjonte ligjëratat e imamit Nehat Hyseni. (Zëri)

0 comments :

Post a Comment