Translate

Wednesday, June 17, 2015

NDAHET NGA JETA ISH-PRESIDENTI TURK, SYLEJMAN DEMIREL

Është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare Presidenti i 9-të i Republikës së Turqisë, Sulejman Demirel për shkak të problemeve shëndetësore, në frymëmarrje dhe në zemër, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklaratë nga spitali privat Güven në Ankara, spital ky ku ish- Presidenti ishte nën kujdesin mjekësorë, Demirel është shuar rreth orës 02:05 sipas orës lokale.
I lindur në vitin 1924 në Isparta, Demirel u diplomua në Universitetin Teknik në Stamboll, ndërsa jeta e tij politike vazhdon në vitin 1962, kur ai hyri në Komitetin Ekzekutiv të Partisë së Drejtësisë.
Gjatë karrierës së tij politike ai ishte në krye të institucioneve të shtetit, gjatë grushtit ushtarak dhe krizës politike të viteve ’80 të shekullit të kaluar./TVBESA/

0 comments :

Post a Comment