Translate

Monday, June 8, 2015

Ivanov në Samitin e presidentëve në "Bërdo-Brion Procesin" në Budvë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov merr pjesë në Samitin e presidentëve të procesit Bërdo-Brioni, i cili mbahet në Budvë.
Zgjerimi i Bashkimit Evropian, projektet infrastrukturore dhe siguria energjetike janë pjesë nga temat kyçe të takimit të sivjetshëm të liderëve  të "Procesit Bërdo-Brion.
Është paraparë që presidenti Ivanov të marrë pjesë në darkën e punës të vendeve anëtare të "Procesit Bërdo-Brion", do të ketë fjalim në sesionin plenar të Samitit dhe të realizojë takime me presidentët nga rajoni.
Në takimin, krahas presidentit Ivanov do të marrin pjesë edhe presidentët i Shqipërisë, Bujar Nishani, Kosovës, Atifete Jahjaga, Malit të Zi, Filip Vujanoviq, Austrisë, Hajnc Fisher, Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq, Sllovenisë Borut Pahor, Serbisë Tomislav Nikoliq, si dhe kryesuesi me Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës, Mladen Ivaniq./koha/

0 comments :

Post a Comment