Translate

Thursday, June 4, 2015

Hysa pa koment, nuk konfirmon e as përgënjeshtron dokumentin që publikoi Alsat-M

‘Kërkoni përgjigje aty ky e keni mare dokumentin’, kjo ishte përgjigja e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa në pyetjen tonë për të konfirmuar apo përgënjeshtruar autenticitetin e letrës së MPJ të Maqedonisë dërguar kësaj ambasade në të cilën informohen për arrestimin e shtetasve të saj gjatë aksionit në Kumanovë ku figurojnë edhe emrat e Mirsad Ndrecajt dhe Begë Rizajt të cilët fillimisht në opinion u paraqitën se janë vrarë gjatë aksionit policor.
Po në këtë pyetje kërkuam përgjigje edhe nga MPJ e Maqedonisë e cila premtoi se do dërgoj përgjigje por kjo nuk ndodhi.
Alsat M iu drejtua me shkrim Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup dhe publikisht e pyet : ‘A keni njoftuar Institucionet e Kosovës me listën e dërguar nga MPJ e Maqedonisë dhe a keni kërkuar sqarim nga institucionet në Shkup për këto të dhëna?’.

Ndryshe letrën të cilën e publikoi Alsat M që pretendohet të jetë lëshuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë njoftohet Ambasada e Kosovës në Shkup për identitetin e shtetasve të saj të arrestuar gjatë aksionit policor në Kumanovë, më 9 maj.
Ajo që hap dilema është fakti se në këtë dokument me të cilën njoftohet ambasada e Kosovës për identitetin e shtetasve të saj të privuar nga liria gjatë aksionit policor në Kumanovë, figurojnë edhe emra të personave të cilët më vonë rezultuan si të vdekur. Bëhet fjalë për Mirsad Ndrecajn dhe Beg Rizaj.
Çfarë ka ndodhur me Mirsad Ndrecajn dhe Begë Rizajn mbetet të përgjigjen institucionet e vendit ose të njëjtën ta dëshmojë eventualisht ndonjë hetim i ri për rastin e Kumanovës nëse një gjë të tillë e kërkojnë autoritetet e Kosovës ose ato ndërkombëtare. Deri tani askush zyrtarisht nuk ka kërkuar hetim të ri. Arben Zeqiri

0 comments :

Post a Comment