Translate

Monday, June 1, 2015

Hahn nesër në mision të dytë në Maqedoni

Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn nesër do të mbërrijë në Shkup, për të ndërmjetësuar dialogun politik.
Hahn do të jetë i pranishëm në negociatat që do të zhvillohen midis liderëve të katër partive kryesore Nikola Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.  Në tryezën e negociatave do të jenë edhe eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Richard Howitt, informon INA.
Kjo përbërje ishte e pranishme edhe në dialogun e zhvilluar në Strasburg dy javë më parë vetëm midis Gruevskit dhe Zaevit.
“Komisioneri Hahn shkon në Shkup me qëllim që para partive politike të nënvizojë nevojën urgjente për gjetjen e një zgjidhje të krizës”, deklaroi Maja Kocijancic, zëdhënësja e eurokomisionerit për zgjerim, Hahn.
Takimi i radhës do të zhvillohet në rezidencën e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav.
Partitë politike VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH pas disa takimeve të radhës deri tani nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje për tejkalimin e krizës politike.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev kërkon qeveri kalimtare dhe dorëheqje të Gruevskit. (INA)

0 comments :

Post a Comment