Translate

Thursday, June 18, 2015

Edhe në Ramazan duhet të demaskohen manipuluesit

Imamët e Shkupit ishin të revoltuar pas mesazhit të Sulejman Rexhepit dhënë për muajin e Ramazanit, andaj ata reaguan ndaj mesazhit tij.  Ja reagimi i plotë i tyre: "Të dashur myslimanë, vëllezër e motra. Kërkojmë ndjesë që, në këtë ditë agjërimi, në vend që t’ua shtojmë qetësinë shpirtërore dhe shijimin e nektarit të këtij Muaji të Bekuar, jemi të obliguar që t’i përgjigjemi Sulejman Rexhepit me të njëjtën gjuhë. Edhe gjatë agjërimit është obigim i domosdoshëm që të demaskohen munafikët dhe manipuluesit në emër të islamit. Muaji i bekuar i Ramazanit është festë shpirtërore dhe assesi nuk guxon të keqpërdoret prej sojit të munafikëve.
Muslimanët e vendit nuk mbajnë mend të kenë pritur ndonjë Ramazan të qetë që kur Sulejman Rexhepi është në krye të Bashkësisë Fetare Islame. Çdo Ramazan përcillet me ndasi, përçarje, manipulime, me vjedhje, me sharje e me ofendime. Sipas Sulejmna Rexhepit vetm Ai eshte i mire kurse te gjithe Muftite e Shkupit duke filluar nga Idriz ef. Selam, Rexhep ef. Nuredini, Zenun ef. Berisha, Taxhedin ef. Bislimi, dhe tanime ne fund Ibrahim Shabani nuk bejne.
Ky fakt i shlyen të gjitha dilemat se, përçarësi më i madh, projektuesi më antiislam në vend, pa dyshim që është vetë Sulejman Rexhepi. Si mund që të pretendojë Sulejman Rexhepi se është për unitet kur, i pajisur me të gjitha tiparet e Neronit romak, me fjalë më të pista shanë nëna e gra myslimane. Në kushtet normale, sjelljet e këtilla të një personi anormal kanë sjell deri te rënia e qeverive dhe pushteteve.
Dhe ne, të cilët rreptësisht ia ndalojmë Sulejman Rexhepit të shajë nëna e gra, qenkemi përçarës e projektues të skenareve të errëta. Sulejman Rexhepit nuk i ka ngelë asnjë gram kredibiliteti që të flasë në emër të islamit e të myslimanëve, meqë mesazhi i tij ishte përplot helëm dhe vrerë.  Opinioni mysliman i vendit duhet të dijë edhe këtë fakt. Javën që shkoi, i ashtuquajturi myfti i Sulejman Rexhepit, i ngrati Rexhep Jusufi, pranoi lojën përçarëse të mentorit të tij dhe, në mbledhjen me Mexhlisin e xhemteve të Shkupit, Mexhlis ky që numëron më shumë se 300 personalitete nga Myftinia e Shkupit, kishte ftuar vetëm ata që kishte menduar se janë “të dëgjueshmit” e Sulejman Rexhepit.

Natyrisht, kjo i iritoi të gjithë dhe, në atë mexhlis xhematesh nuk pati më shumë se 20 persona. A nuk është kjo tendencë për përçarje dhe për afera të poshtra pikërisht në prag të Muajit të agjërimit? Ne, imamët e Myftinisë së Shkupit kërkojmë me këmbëngulje prej Sulejman Rexhepit që mos të manipulojë më në emër të Allahut xh.sh. Besimtarë të dashur, e lusim Zotin Fuqiplotë që t’ju mbajë sa më larg manipulantëve dhe munafikëve të këtillë dhe, paçi një agjërim të mbarë e të lehtë. Zoti ua pranoftë të gjitha ibadetet gjatë këtij Muaji të Mëshirës".(Qendrim i Imameve te Muftinise se Shkupit)

0 comments :

Post a Comment