Translate

Friday, June 26, 2015

E vetmja rrugëdalje – largimi i Sulejman Rexhepit


Para më se një muaji, në BFIM ndodhi një ngjarje aspak e lakmueshme. Ky Institucion “ra” në duart e dy-tre nëpunësve dhe të disa civilëve jasht këtij Institucioni. Deri më sot opinioni është i informuar vetëm nga deklaratat, komunikatat, shkrimet dhe intervistat zyrtare që dilnin nga BFIM ndërsa asnjëherë nuk pati rastin që të dëgjojë edhe palën tjetër. Pikërisht për këtë shkak, për hirë të kodeksit gazetaresk, për ta dëgjuar edhe zërin e palës tjetër, ne zhvilluam një intervistë me Afrim Tahirin, ish-sekretar i BFIM dhe njëri nga protagonistët e kësaj ngjarje por edhe nga udhëheqësit aktualë të Lëvizjes pë reforma të BFIM-së.
Tani nuk jeni në BFI, ku gjendet për momentin Afrim Tahiri?

Më lëjoni që në fillim të shpreh urimet e mia më të përzemërta për mbarë myslimanët e vendit dhe më gjërë me rastin e Muajit të Agjërimit. Zoti ua lehtësoftë agjërimin dhe ua pranoftë të gjitha ibadetet me rastin e këtij Muaji të Bekuar. Më lejoni që t’ju përgëzoj edhe ju, si gazetë e parë që na e mundësoni që edhe ne të shprehemi dhe të njohtohet lexuesi i gjërë edhe me anën tjetër të medaljes. E tani ku gjendet për momentin Afrim Tahiri, jam gjithandej dhe punoj edhe më shumë në dobi të BFI-së, jam në takime me xhematet tona, me anëtarë dhe përfaqësuesë të organeve të BFI-së, me dashamirë të BFI-së dhe me faktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Të gjithë janë të interesuar që e vërteta të dalë në shesh, ndërsa shëmtia të shqelmohet sa më parë. Unë askujt nuk po i flas me gjuhën e urrejtjes apo të sharjes, thjesht, mundohem të flas me urtësi  dhe fakte para të cilave të gjithë po heshtin dhe po tmerrohen. Fatkeqësisht, për momentin BFI është larg identitetit të saj dhe uzurpatori i postit të Reisit atë e drejton në kahje të gabuar!

Cila mund të jetë sipas jush, rrugëdalja nga situata aktuale në BFIM?

Dorëheqja e uzurpatorit të postit të Reisul Ulemasë i cili që nga shtatori 2011 nuk ka legjitimitet, anulimi i disa vendimeve tepër shumë të shtrenjta për BFI-në, hartimi dhe miratimi i rregulloreve konform Kushtetutës së BFI-së dhe më e rëndësishmja - respektimi i të njëjtave. Pra, rrugëdaljen ne me kohë e kemi ofruar: formim të një kryesie të përkohëshme e cila do të merrej ekskluzivisht me të lartpërmendurat, për të krijuar kushte që në pajtim me Kushtetutën, BFI të fiton Reisul Ulema që nuk do të mund të kontestohej nga askush!

Po ditën që ndodhi incidenti në disa media u tha se ju jeni vetshpallur Reis?
Kishte shumë shpifje ! Megjithatë nuk jam marrë me to! Nuk kishin faj mediumet, faji ishte i uzurpatorit ! Sidoqoft, nga ajo që u tha më lart mund të kuptohet se Nisma për reforma në BFI kërkon të respektohet Kushtetuata. Personalisht, bazuar në Kushtetutën e BFI-së ia kontestova legjitimitetin edhe vetevetes, e çfar logjike do të kishte që të vetshpallem për diçka! Duhet të jemi parimor, Nismes sonë nuk i intereson se si do të quhet Reisul Ulemaja i ardhshëm, por, sa i njëjti  do të punoj konform asaj me çka ngarkohet dhe për të cilën betohet!

A mund të ndodhë përçarje në dy subjekte të veçanta fetare islame?

Në asnjë mënyrë! Strategjitë e uzurpatorit të postit të Reisit janë tepër lehtë të lexueshme: të shkaktojë, të motivojë dhe të nxisë një përçarje deri në themelim të organeve paralele. Ky «film» tragjikomik i Sulejman Rexhepit tashmë është parë me rastin e Muftinisë së Tetovës. Katër vjet i luftoi, katër vjet hodhi një mori akuzash mbi udhëheqësit e Myftinisë së Tetovës, katër vjet shpifi kundër tyre, i paditi nëpër gjyqe, i ofendoi duke i torturuar me lloj-lloj kriminelësh dhe, më në fund, kur e pa se u bë boll, i ofroi njerëzit duke i caktuar nëpër poste të larta. Ju kujtohet se ç’luftë pat bërë kundër të ndjerit H. Jakup Selimovskit?! Iu kujtua ta shpallë edhe «murted» dhe, në fund, shkoi e u ul në prehërin e tij. Këtë kënaqësi nuk do t’ia shkaktojmë ne. Ne e duam BFI-në me të gjitha institucionet që ka dhe përkundër shumë vërejtjeve, kemi apeluar dhe apelojmë që ato të ndihmohen ! Ne nuk e kemi ndërmend që për një plesht të djegim jorganin! }faj kanë shumica dërmuese që dikush nuk i pyet fare kur merren vendime, e tani përse për fajet e një sharësi, të pësojnë institucionet dhe gjithë të tjerët ! Derisa isha sekretar i përgjithshëm, nuk më vinte mirë kur ngarkohesha me mëkatet e dikuj tjetër, dhe jo rastesisht fiks para një viti (27.06.2014) dhashë edhe dorëheqjen time!

Rryma juaj akuzohet për “puç”. A ishte e domosdoshme të futeni në atë mënyrë në BFIM?

Po në cilën mënyrë jam futur ! Kush thotë se unë jam futur në BFI ndryshe nga ditët e tjera? Çfarë puçi kam bërë unë kur atë ditë kur ndodhi ngjarja e pakëndshme kam qenë në zyren time, dhe veçmë e kisha pirë kafen e mëngjesit. « Truprojet » dhe « turprojet » e Sulejman Rexhepit të cilët madje edhe gjuajnë me revole, shkaktuan reagim! Llogaritet puç që pas atij turpi të këmbëngulim përderisa nuk do të vinte vetë Sulejman Rexhepi e t’ia themi si burra të gjitha në sy!? Ai nuk erdhi, ne vazhduam të qëndrojmë sa për ta nxjerrë në sipërfaqë personalitetin diktatorial të tij dhe kjo mjaft me sukses na shkoi ndoresh. U bëmë shkaktar që më në fund e vërteta të dalë në sipërfaqe dhe të stopohej Sulejman Rexhepi në kryerjen e disa veprimeve që do t’i kushtonin me dekada e shekuj BFI-së. Ne jo që treguam se në BFI nuk punohet sipas Kushtetutës dhe akteve të saj normative por, e detyruam që edhe praktikisht ta dëshmonte këtë: të shkarkojë e të ngarkojë persona dhe organe të BFI-së sikur ky Institucion të ishte hiç më shumë se një firmë personale e tij. Këtë gjë e kuptuan edhe faktorët kombëtar por edhe ata ndërkombëtar, prandaj për momentin e kanë margjinalizuar tërësisht. Ne, edhe nëse jemi futur në BFI kemi qenë të gjithë nëpër zyret tona, nuk kemi prekur asnjë zyrë tjetër, nuk kemi kërcënuar asnjë nëpunës. Kur e kuptoi Sulejman Rexhepi këtë nismë tonën shumë të sinqertë dhe tëpër islame, atëherë nuk la dy gurë bashk pa i hedhur kundër nesh, pagoi shumë portale e gazeta për të na nxirë, u bë edhe me dreqin e të birin, madje edhe me njerëzit më antishqiptarë vetëm e vetëm të na e mbyllë gojën. Qëndrime primitive këto, sepse sot, në trendet e globalizimit të botës, asgjë nuk mund të ngelë e fshehtë, jotransparente, kështu që, në kohë reale çdo gjë bëhet e qartë si në dritë dielli.

Po gjatë takimeve që zhvilloni, a u janë drejtuar ndonjë vërejtje?

Po kemi pasur vërejtje edhe sugjerime. Na është thënë që jemi ngutur dhe është dashur të pritet të paktën edhe gjashtë muaj. Nga të tjerë na është thënë se jemi vonuar, në veçanti kjo kritikë më drejtohet mua, se si ka qenë e mundur të duroj kaq tepër! Gjithashtu ka pasur edhe të atillë që bënë vërejtje lidhur me mënyrën etj. Por askush nuk na kundërshtojnë në qëllimin tonë, të gjithë janë me ne që ta largojmë sa më parë Sulejman Rexhepin. Kur jemi këtu, pra a kemi shpejtuar a jemi vonuar, kjo nuk ishte në duart tona! Ne nuk inicuam pensionimin e muftiut të Tetovës h.Alifekri ef. Esatit, ai në janar të këtij viti më është shprehur se dëshiron të pensionohet, madje gjithashtu më ka pyetur se çfar mendimi kam për prof. Qani Nesimin. Me pensionimin e ish muftiut, u hapen shumë tema dhe ai që kishte mizën nën këculë dhe që lejonte të këshillohej nga disa budallenjë që ia duan të mirën dhe nga një i mençur që ia dëshironte të keqen, e bënë të sillej si asnjë herë më parë! Në kundërshtim me të gjitha normat kushtetuese, ligjore e të mos flasim për normat islame!   

Po për muftiun e ri të Tetovës çfar mendimi kishit ?
Me ish muftiun e Tetovës  ef.Esatin, disa ditë para zgjedhjes së prof.Nesimit për mufti, së bashku me muftiun e Shkupit h.Ibrahim ef.Shabani  kemi zhvilluar një takim. Ne kemi votuar dhe u gëzuam tejmase se zgjedhja e tij për mufti u mirëprit dhe filluam ta shofim se në një të ardhme shumë të shpejtë të jet në krye të BFI-së! Nëse ju kujohet, në një letër të hapur të Muftiut të Shkupit drejtuar kolegëve të tij lidhur me zhvillimet në BFI, ai shprehet se nga vërejtjet që jep, amniston vetëm muftiun e ri të Tetovës prof.Qani Nesimin! Por fatkeqësisht, ai aspak nuk e ngriti zërin edhe kur në mënyrë drastike shkilet Kushtetuta dhe shumë shpejtë bëhet si të gjithë të tjerët. Rasti konkret është kur ai voton për mufti të Shkupit në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rrregulloren e zgjedhjes.   

Ka shumë akuza për manipulime ndaj kryetarit aktual të BFIM-së, Sulejman Rexhepi. Cilat janë dëshmitë ku i bazoni ato akuza?

Ai që nga shtatori 2011 nuk është Reisul Ulema, nuk u zgjodh konform Kushtetutës së miratuar më vitin 2008. Ai uzurpoi këtë post dhe po vazhdon si në “bahçe të babës”. I dolën dhjetra afera dhe asnjë nuk e demantoi asnjëherë. Personalisht, në prezencë edhe të Muftiut të Shkupit h.Ibrahim ef.Shabani dhe disa të tjerëve i kam kërkuar që të ket kujdes dhe për raste konkrete i kam thënë të mos vendos pa pasur komision - ashtu siç e parashofin rregulloret e punës, por ai ka refuzuar duke u shprehur se nëse ndodh diçka vet do të mban përgjegjësi! Ka shumë gjëra për të cilat ka vendosur pa përfillur organet e BFI-së! Unë shumëçka i kam thënë Sulejman Rexhepit dhe as 5% e asaj që i kam thënë nuk është bërë publike ! Kurse ai vet, në bisedat e tija me muftinjë, profesorë të institucioneve tona dhe të tjerë, flet gjithçka, por asgjë nga ajo që ua thotë atyre, nuk ma ka thënë më herët edhe mua! Fundja, nëse ka diçka të vërtetë, le ta thotë publikisht! 

Shembull konkret që i keni thënë në sy vërejtje lidhur me ndonjë punë?

Po përmendi diçka që është e njohur për opinionin, nga mediumet Sulejman Rexhepi ishte i akuzuar për nepotizmin, i kam thënë hapur, nuk kam si të të vëndohem në mbrojtje ! Ishte i akuzuar për keqpërdorim të një kati të konviktit të Medresesë për nevojat e një klubi sportiv të djalit të tij, i kam thënë se jam i befasuar!  

Poashtu, e akuzoni kryetarin aktual Rexhepi për bashkëpunim me struktura radikale? A keni ndonjë dëshmi konkrete?

Lexoni intervistat dhe dekleratat e tija të dhëna deri në vitin 2011 dhe shifni se si vepron sot! Lexoni Programin e punës së tij për Reisul Ulema të vitit 2006, dhe shifni si sillet sot! Nga goja e tij shpeshëherë kemi dëgjuar për disa emra që i llogariste si radikal, se janë bashkpunëtorë të shërbimeve, kurse sot bashkpunojnë.  Sa shkresa e shkresa ka firmosur dhe në sa biseda me ndërkombëtarë ka folur kundër disave për t’i bindur se janë nga mercenarët e huaj, e tani të njëjtëve u jepen autorizime për të bredhur shteteve të ndryshme për të kërkuar “sevape” – mjete finansiare! {shtë mirë të pyetet Sulejman Rexhepi çfar e ndryshoi! Nëse më parë ka qenë gabim dhe u ka folur të tjerëve, duhet të kërkon falje! Themi kështu sepse ne nuk po flasim për qëndrim personal të një njeriu, por për dikë që thirret në emër të një institucioni. Padyshim që kjo dukuri shkakton shqetësim të gjërë brenda dhe jasht vendit./Gazeta Lajm

0 comments :

Post a Comment