Translate

Monday, June 8, 2015

Davutoğlu: AK Partia është fituese e këtyre zgjedhjeve

“Në Ankara vij nga 81 qytetet të Turqisë dhe ju sjell përshëndetjet dhe bekimet për ju në këtë ballkon të AK Partisë e cila përfaqëson zërin e demokracisë”


ANKARA (AA) - Kryeministri turk dhe njëkohësisht dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ahmet Davutoğlu në një fjalim përpara mijëra mbështetësve të mbledhur para selisë së partisë në Ankara uroi fitoren e re të kësaj partie dhe njoftoi vazhdimësinë e procesit demokratik për të një të ardhme më të mirë të vendit, raporton Anadolu Agency ( AA).
“Në Ankara vij nga 81 qytetet të Turqisë dhe ju sjell përshëndetjet dhe bekimet për ju në këtë ballkon të AK Partisë e cila përfaqëson zërin e demokracisë”, tha Davutoğlu dhe theksoi se zgjedhjet ishin një festival i demokracisë.
Ai përgëzoi dhe falënderoi të gjithë qytetarët që votuan sot dhe u shpreh se: "Vendimi i popullit është diçka që duhet të respektohet. Edhe një herë ne themi se vullneti i popullit do të respektohet. Prej 12 vitesh nuk jemi përulur dhe nuk do të përulemi kurrë. Dhjetë zgjedhjet e kaluara kemi fituar, dhe tani ne jemi fituesit për herë të 11-të ", tha Davutoğlu.

Duke theksuar se AK Partia në 12 vitet e fundit ka bërë arritje të mëdha, Davutoğlu tha se ajo do të vazhdojë në emër të Zotit të Plotfuqishëm të ecë përpara. "Nuk dua të lë pa përmendur dhe dua të falënderoj për mbështetjen e tyre vëllezërit tanë në Shkup, Ballkan, Jerusalem, Irak, Siri dhe vende të tjera dhe unë do të thoja se ne vazhdojmë të jemi me ta. Mos u shqetësoni, ndërsa AK Parti të ekzistojë në Turqi, e di se ne do të jemi me ju dhe të gjitha problemet tuaja do të jenë tonat."
"AK Partia është fituese e këtyre zgjedhjeve. Ata të gjithë mund të pretendojnë dhe ta quajnë veten si fitimtarë, por duhet të dinë se AK Partia është shtylla kurrizore e Turqisë. Ne do të vazhdojmë të përqafohemi me të gjithë njerëzit dhe vëllezërit. Kjo është detyra jonë dhe qëllimi. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve tanë, madje edhe ato që nuk kanë votuar për ne, dhe me këto zgjedhje, ne së bashku do të analizojmë mesazhin", tha Davutoğlu.

Në Turqi sot u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku sipas rezultateve paraprake të numëruara, për 99,88 përqind të votave në krye është AK Parti e cila është në pushtet, me 40,80 përqind të votave, ose 258 vende në Parlament.
Komisioni Zgjedhor Suprem i Turqisë (YSK) njoftoi se rezultatet paraprake kanë të bëjnë me 99,88 përqind të votave të numëruara. Së shpejti pritet dhe plotësimi i procesit të numërimit të votave. Ndërkohë rezultatet zyrtare mund të shpallen brenda 11 apo 12 ditë.
AK Parti fitoi 40,80 për qind të votave, ndërsa partia më e madhe opozitare, ajo Republikane Popullore (CHP) fitoi 25,06 për qind të votave, apo 132 vende në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Turqisë, e cila ka një total prej 550 deputetëve.
Nga ana tjetër opozita e krahut të djathtë Partia Nacionaliste Kombëtare (MHP), fitoi 16,37 për qind të votave, ose 81 vende në parlament, dhe partia pro-kurde e majtë Partia Popullore Demokratike (HDP) fitoi 12,99 për qind të votave dhe 79 deputetë.
Këto janë zgjedhjet e 25-ta parlamentare në historinë moderne të Turqisë, ku për vendet në Asamblenë Kombëtare të konkurruan gjithsej 20 parti politike dhe pragu zgjedhor për të hyrë në këtë organ më të  lartë legjislativ është 10 për qind. Në zgjedhje morën pjesë dhe një total prej 165 kandidatësh të pavarur. Ndërkohë katër parti arritën të kalojnë pragun zgjedhor.

Të drejtën për të votuar në Turqi e kanë patur një total prej 56.641.000 votuesve, ku 53.765.000 në vend dhe 2.876.000 votues jashtë vendit.
Zgjedhjet parlamentare në Turqi mbahen çdo katër vjet. Procesi zgjedhor është i bazuar në bazë të 81 zonave në sa më shumë qytete të mëdha, numri i përfaqësuesve nga secili prej qyteti vjen në kuota të caktuara në bazë të regjistrimit. Stambolli ka tani 88 përfaqësuese, Ankaraja jep 32, Izmiri 26, Bursa 18, ndërsa Konnja në Parlament ka 14 deputetë.

0 comments :

Post a Comment