Translate

Saturday, May 9, 2015

Tusk përgëzon Cameron, i kërkon që të mbajë në BE Britaninë e Madhe

"Pres që qeveria e re të mbrojë vazhdimësinë e anëtarësisë në BE të Britanisë". BRUKSEL (AA) -Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk kërkoi nga David Cameron i cili fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar që të mbajë në BE vendin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Tusk i cili ka përgëzuar Cameron me rastin e fitores në zgjedhje tha se: "Pres që qeveria e re të mbrojë vazhdimësinë e anëtarësisë në BE të Britanisë. Unë jam i gatshëm për të ndihmuar në këtë drejtim. Besoj thellësisht se për asnjë vend anëtarë nuk ka një jetë më të mirë jashtë BE-së".
Tusk gjithashtu u shpreh se BE-ja ndodhet përpara një periudhe të vështirë dhe se në të ardhmen Bashkimi do ti japë vlerë preferancave të Britanisë.
Partia Konservatore e Cameron në zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme në Britani arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të deputetëve për të krijuar e vetme qeverinë.

0 comments :

Post a Comment