May 13, 2015
SHBA konsideron dorëheqjet si hap pozitiv
Ambasada amerikane në Shkup përshëndet dorëheqjet e ish ministrave Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski si dhe të ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov. "Dorëheqjet e zyrtarëve të lartë qeveritarë janë një hap pozitiv drejt zgjidhjes së krizës aktuale politike dhe lëvizjes së vendit me pozitivitet", thekson ambasada e SHBA-ve. Ambasada shton se si vend mik SHBA do të japin të gjithë përkrahjen e tyre në demokratizimin e institucioneve të vendit, por më parë vetë liderët politikë duhet të shprehin gatishmërinë e tyre./koha/
Labels:
Maqedonia
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment