Translate

Saturday, May 9, 2015

SHBA dhe BE reagojnë për situatën në Kumanovë

Ambasada Amerikane në Shkup dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar lidhur me përleshjet e sotme dhe incidentin në Kumanovë.
“Shprehim keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të njerëzve në aksionet në Kumanovë dhe rrethinë dhe shprehim ngushllimet tona ndaj familjeve të policëve dhe qytetarëve që kanë humbur jetën, por edhe ndaj atyre të plagosur. Ne po ndjekim situatën dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet dhe liderët politik. I bëjmë thirrje qytetarëve që të rrijnë qetë dhe të lejojnë konfirmimin e fakteve”, theksoi ambasada e SHBA-ve në Shkup, informojn mediat e vendit.

Delegacioni i Bashkimit Evropian është duke ndjekur me kujdes të dhënat dhe raportet  lidhur me aksionin policor që po ndodh në Kumanovë dhe rrethinë, me ç’rast u raportua edhe për shkëmbim të gjuajtjeve me armë.
“Jemi në kontakt me autoritet dhe me partitë politike. Fuqishëm apelojmë deri tek të gjithë qytetarët dhe faktorët politik që të qëndrojnë të qetë dhe të presin që qeveritarët relevant të tregojnë faktet dhe të sqarojnë atë që po ndodh. Shpresojmë që do të shmanget eskalimi i tensioneve”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së. 

0 comments :

Post a Comment