Skip to main content

Shabani: Sulejman Rexhepi duhet të ikë, ka sharë nëna e gra

Intervista ekskluzive me Myftiun e Myftinisë së Shkupit, H.Ibrahim ef. Shabani. Ja se çfarë po ndodhë në BFIM.
Tash e një javë, në zyret e BFI-së janë barrikaduar “oponenca” e Reisul Ulemasë, H. Sulejman Rexhepit duke e artikuluar vëtem një kërkesë: të dorëhiqet Molla Sula! Sipas tyre, ka hasur sharra në gozhde dhe nuk ka ku shkon më tej. E ka mundur harami!
Se për çfarë “harami” bëhet fjalë dhe çka në të vërtetë ndikoi deri te ky “rrebelim”, biseduam me H. Ibrahim ef. Shabanin, Myfti i Myftinisë së Shkupit.


INA:  Z. Ibrahim, po ju drejtohemi në emër, duke shpresuar në mirëkuptim, sepse vërtet nuk po dimë se si t’ju drejtohemi. Në çfarë cilësie do ta zhvillojmë këtë bisedë?

Mund të më drejtoheni në emër. Ndryshe, jam Myfti i Myftinisë së Shkupit. Isha vullnet i Muftinisë së Shkupit dhe vazhdoj të jem.

INA: Pse merreni me Reisul Ulemanë, Sulejman ef. Rexhepi? Thoni se jeni Myfti ndërsa këto ditë Rijaseti ju shkarkoi edhe nga ky post por edhe fare nga puna?
Nuk është e lehtë të shkelet vullneti i Muftinisë së Shkupit,  xhemateve të Shkupit dhe shumicës dërmuese të imamëve të Shkupit ! Vendime antikushtetuese dhe antiligjore mund të hidhen në letër me lehtesi, por realizimi i të njëjtave është një punë krejt tjetër !  Nuk dua të krijohet përshtypja se ne i  kemi hyrë kësaj pune sa për t’ia marrur postin Sulejman Rexhepit ! Në asnjë mënyrë ! Zyra e tij është e lirë ! Ai na ka borxh të na përgjigjet në disa çështje ! Realiteti thotë se ne i kemi dalur përpara një uragani të pangopshëm në rrënimin e çdo gjëje institucionale, kushtetuese dhe moralo-islame, të tashme por edhe të trashëguar prej të parëve tanë. Kjo e keqe duhet të ndalet që të nisë një zhvillim i mbarshëm dhe i gjithënashëm i islamit por edhe i muslimanëve në Maqedoni. Ne ia kemi bërë shumë mirë me dije se, është mbushur kupa dhe se kësaj radhe duhet të vijë deri te ne, të pijmë një kafe dhe ta deponojë dorëheqjen?

INA: Te ne? Te kush? Kush jeni ju?

Ne jemi nisma e rikthimit të tij në vitin 2006, ai e di fare mirë se cilët kanë qenë kushtet që ia kemi dhënë besimin dhe përkrahjen! Ai është betuar para ne se do të punojë vetëm për të mirën e islamit dhe myslimanëve dhe permiresimin e pozites se hoxhallareve. Krahas betimit publik që e ka bërë vetem për pesë vite !

INA: Nuk po kuptoj sërish! Kush jeni ju?

Ata që e luftojnë të keqen dhe për të cilën na obligon Allahu xh.sh dhe Pejgamberi a.s.! Ata që të zezës nuk pranojnë t’i thonë se është e bardhë ! Jam vullneti i Kryeqytetit të Maqedonisë, kam obligim islam për ta frenuar një uzurpator “lakmues të pozites ” ! 
Po ju jeni të shkarkuar prej këtyre organeve, prej atyreve që thoni se ju përkrahin. Ju nuk jeni myfti?

Kush është ai që shkel mbi vullnetin e Shkupit ! Nëse kam bërë shkelje, asnjëherë askush asgjë smë ka thënë, se ka diskutuar me mua, deri sot tek unë as në Rijaset kunder meje nuk ka asnjë vërejtje ! Muftinitë e tjera nuk mund ti imponojnë Shkupit asgjë ! Rruga që ka filluar me gjyqe, polici etj. Sulejman Rexhepi e ka shumë të gabuar! Pyes, vullnetin e kuj dëshirën ta imponoj Sulejman Rexhepi ! Kush i dha detyrë të shkel mbi vullnetin Shkupin !? Dhe për kë qenkam pengesë, kuj po i shërben !?

INA: z. Ibrahim, Krijohet përshtypja se ju e keni personale me Sulejman Rexhepin?

Në asnjë mënyrë ! Ai mund të ket sepse na shef si pengesë ! Kurse ai përmes apetiteve të tija, na ka shkaktuar dëme nga më të ndryshmet ! Shumë punë që kemi filluar dhe kemi qenë në proces të finalizimit, ai përmes ndërhyrjeve të tija, ose paraqitjeve katastrofale, shpesheherë ka bërë që të na stopohen punët, të na mbyllen dyert institucioneve ! Ne kemi plane për ta avansuar jetën islame, për një perspektivë më të mirë për myslimanët e vendit, në të gjitha sferat e jetës, ne kemi plane për ta shtuar vakifin, e kemi dëshmuar këtë, kemi pranuar edhe të burgosemi, të rrezikojmë  me lirinë tonë vetëm e vetëm për të mirën e vakëfit dhe jo ekskluzivisht për të mirën e Sulejman Rexhepit! Unë e di me saktësi se në ]far jam betuar ! Por ai si duket ka harruar se me ]far Plan Programi pesëvje]ar erdhi 2006 dhe në ]far u botua !

INA: Dhe kur nuk eci me të mirë, ju me të keq pastaj? Me sjellje prej huliganizmi i bëtë “puç”! Ju quan “anarkistë”!
Ai u mundua që të luajë në kartën e personalizimit të problemit. Na shau me nënë e me gra, në publik, para njerëzve. Pastaj ua shau të gjithë hoxhallarëve nënat dhe gratë, me fjalët më vullgare, si një histerik e i çartur. Njerëzit e tillë duhet të ecin! Ne u treguam sërish të kujdesshëm dhe e ftuam në mënyrë shumë të kulturuar që ta kërkonte një falje publike! Ai, në vend të faljes, sharjet i bëri edhe më të fuqishme. Po tani, ai e njeh traditën tonë!
Atë ditë, kur erdha në punë, në BFI, deshta të takohemi me Sulejman Rexhepin dhe si miq t’i themi që mos të manipulojë, mos të fshihet pas Rijasetit, mos të na thotë nesër, unë ju dua por nuk po ju do Rijaseti! Ai kërkoi luftë publikisht, ofendoi, shau, u kërcënua, përmendi mejdane, ne erdhëm ta presim dhe vazhdojmë të jemi këtu thjesht sa për të na u përgjigjur në di]ka lidhur me ]far u lidh besë me të në zyrën time në prezencë të disa burrave. Takimi u zhvillua më 02.02.2015 ! Ai nuk e ka të drejtën gjat gjithë kësaj kohe të sillet asisoi e të na drejton akuza nga më të ndryshmet ! Jan të papranueshme ! Tradhëtinë nuk ia falim, as sharjet, as gjuajtjen me pistoletë që e ka bërë përmes një njeriu të tij ! Nuk pranojmë të jemi edhe të sharë, edhe të thyer në besë, edhe të gjuajtur,  edhe të larguar !  

INA: Po ju që paskeni qenë bashkëpunëtorë të tij? Nuk do të përgjigjeni? Por organi kolektivqë e ka toleruar deri më tani, në fakt nuk ju duket se po ia miraton të gjitha planet individuale, meqë sipas jush, organi kolektiv nuk po funksionuaka?

Ai fare mirë e di që ne jemi dëshmitarë të gjallë të veprimeve të tij. Ne jemi arkivi i gjallë komprementues. Mbase edhe ne do të përgjigjemi një ditë për atë që e kemi toleruar deri në atë shkallë. Por, para Zotit jemi të pastër, e kemi lutur, ia kemi tërhequr vërejtjen, kemi bërë përpjekje maskimale për ta penguar në veprimet e tij djallëzore. Para ligjit le të përgjigjemi, por, jemi më se të sigurtë që bashkë me ne edhe ai. Ne do të viktimizohemi vetëm që të çlirohet myslimani i vendit si dhe feja islame nga kthetrat e pista. Kësaj radhe dielli po lind për myslimanët e vendit, për fenë islame të këtushme si dhe për të gjitha organet dhe institucionet e BFI-së.

INA: Ku do ta zhvilloni këtë betejë? Ju duhet të dilni nga ato zyre, sepse për këtë ka vendim gjyqi?

Ne jemi për zgjidhje burrërore, dikush insiston mejdanin ta kaloj në gjyqësi ! Ne edhe aty do të dalim dhe kudo që e kërkon nevoja. Nëse vendos gjyqi të dalim nga zyret, ndoshta dalim,  por jo edhe  nga institucioni ! Sepse institucioni është i muslimanëve dhe kemi të drejta që garanton Kushtetuta ! Do të qëndrojmë këtu deri sa të deponohet dorëheqja e Sulejman Rexhepit. Ska të drejtë morale të jet Reis ! Vetëm nëse dëshiron të jet Reis u Gjyqit dhe i policisë ! I qoft për hajr ! 

INA: Po ç’ka bëtë ju për vakëfin?

Arkivi i Muftinise se Shkupit per Sulejman Rexhepin eshte argumenti dhe shembulli me tipik per Muftinine e Shkupit dhe institucionin e BFI-se.
Se kendejmi arkivi jon flet se ka pasur vendim me te cilin shumica e pronave te marrura Muftinise se Shkupit ne vitin 1959, ne vitin 1960 BFI rrezon kete vendim dhe shumica dermuese e ketyre pronave i kthehen Muftinise se Shkupit.
Ky vendim ka qene efektiv deri me vitin 1997 dhe i njejti deri ne kete vite ka mundur te realizohet dhe te regjistrohet ne Kadaster. Mirepo si duket Sulejman Rexhepi nuk ka qene fare i interesuar te zbatoj kete vendim apo ka pasur porosi prej dikujt qe ta mbaje pasiv vendimin e tille. Nese ai pohon se sot interesohet per Shkupin pse atehere nuk e ka bere te njejten kur dihet fakti se vite te tera ka qen referent ne Muftinine e Shkupit dhe pastaj edhe Kryetar i BIM-    it te atehershem.
Muftinia e Shkupit kthen Komunalecin prone diku afer 20.000 m2 toke ndertimore, ai pa komision, dhe propozimin e Muftinise se Shkupit futet ne biznes me Mustafa Dautin dhe nje te aferm te tij nga Kumanova me pune ne Zvicer. Sot e kesaj dite Muftinia e Shkupit nuk ka pare as kontrate per kete prone, thjesht ketu ai ka bere kontrate ne kater sy e pastaj efektet e kesaj kontratave dihet se cka sjellin.
Raste te ngjashme kemi edhe me shume prona tjera si Prona te Pashtrikut dhe shume te tjera ku emri i Sulejman Rexhepit theksohet panderprere per te keqe me sharje dhe ofendime se i njejti ka keqperdor tejmase pronen e BFI-se.
Kurse kjo Myftini e Shkupit, shkoi deri deri në vetëflijim. Për kthimet e dyqaneve mbi 15 lokale ne vendin me atraktiv te Carshise se Vjeter te Shkupit, si dhe ndertimin dhe rikonstruimin e dhjetera  xhamive te reja dhe te vjetra. Pastaj lokacionin e kapan hanit qe sherben per Paraleleln e shtrire te vajzave etj. Bashkëpunëtorët e mi janë dënuar me burgim me kusht. Kurse Sulajman Rexhepi, i hidheruar per keto suksese, i largon nga puna ! Më thoni kuj po i sherben ! Jo po, Sulejman Rexhepi nuk guxon personalisht t’i shkarkojë por, shkon dhe i manipulon myftitë e tjerë, thuase ata e kanë punësuar në Myftininë e Shkupit efendi Buzakun dhe efendi Bytyqin! Këta dy janë si dy kopertina të cilat mbulojnë dosjen komprementuese të Sulejman Rexhepit. Ndaj ai do të dalë i larë duke e involvuar tërë Rijasetin në largim të tyre nga punë!

INA: H. Sulejman ef. Rexhepi thotë se nuk do të bisedojë me “grup kriminelësh”  dhe se me ju nuk do të bëjë kompromis për më të madhin kjamet!

E thotë këtë sepse ai fare mirë e di që me ne nuk ka se çka të bisedojë. Ai duhet te ne ta deponojë dorëheqjen e vet dhe të shkojë në shtëpi apo në villën e tij në mal, thjesht ka frikë nga mëkatet e veta. I mungon guximi ! Fundi është afër !/INA/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves