Translate

Tuesday, May 5, 2015

Qytetarët e përkrahin fuqishëm Këshillin e përkohshëm të BFI-së, të udhëhequr nga H.Ibrahim ef. Shabani!

Për gjendjen e krijuar në BFI: Portali Drejtimi.com intervestoi qytetarët në Shkup dhe mori opinionet e tyre se çfarë mendojnë rreth ndodhive të fundit në BFI
Është interesant fakti që 99% e qytetarëve të intervistuar, përkrahin fuqishëm Këshillin e përkoshhëm të udhëhequr nga H.Ibrahim ef. Shabani.
Ju përcjellim edhe disa mendime nga të intervestuarit e portalit Drejtimi.com:
Azis Ramadani nga Çairi: I lumtë muftiut të Shkupit, hallall i qoftë që doli më në fund një burrë e musliman i drejtë si mufitu i Shkupit, që ju kundërvu një njeriu të fëlliqur siç ështe Molla Sula. Molla Sula s’ka bo kurgjë për muslimanët. Ai vetëm për vete dhe familjen ka bërë miliona edhe Gruevskin e “bllagoslloviti”. Duhet krejt muslimanet ta përkrahim muftinë e Shkupit.
-Abdurrahim Saliu nga Saraji: BFI-së i duhet unanimitet, bashkim e jo përçarje. Megjithate, perkrahi muftiun e Shkupit, sepse pa u largu Molla Sula nga BFI, asnjëherë s’mundet me pas bashkim. Ai e ka familjarizu BFI-në dhe besa edhe ka vjedh boll që si ka hije muslimanit të thjeshte të bëj kësi gjerash e leje më Reisit.
-Sami Reshati nga Shkupi: Dëgjova në Çarshi. Nëse është e vërtetë qe e kanë shkarku Molla Sulën, hallall i qoftë atyre burave që e kanë shkarku. Kjo sot duhet të jetë dite feste për muslimanët.
Është çliru BFI-ja nga një hajdut dhe kriminel siç është Molla Sula. Çka mendon ai, mendon se kemi harruar se si erdhi në krye të BFI-së, mendon se nuk e dijmë se sa ka vjedhë, se e shiti Burmali Xhaminë, turpi zotit Kredit ka marre që është në kundështim me normat dhe ligjet e fesë, bllagoslloviti Gruevskin,medresen e bëri në sherbim të djemve të vet. Hallall i qofte muftiut, hoxhë e burrë i drejtë. Duhet krejt muslimanët të shkojme te selia ta përkrahim./Drejtimi.com/

0 comments :

Post a Comment