Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev publikoi procesverbalin për shkakun e vdekjes së gazetarit, Nikolla Mlladenov.
Zaev në mënyr të detajur jep sqarime se procesverbali është tepër kontradiktor dhe nuk përputhet me realitetin. Sipas këtij dokumenti të policisë Mlladenov me veturën e tij ka vozitur në drejtimin Veles-Shkup nga ana e djathtë, ndërsa në realitet shihet se vetura e Mlladenovit e ka goditur bankinën e autostradës nga ana e majtë.
Me këtë dëshmohet se raporti i policisë është i rrejshëm.
Sipas tij pushteti kriminal i drejtuar nga Nikolla Gruevski ka fshehur të vërtetën për vrasjen e Mlladenovit. Zaev apelon te të gjithë qytetarët se pas ndërrimit të pushtetit duhet të bëhet ekspertizë dhe hetim i ri për rastin Mlladenov.
Comments
Post a Comment