SHBA- Së paku pesë pasagjerë kanë vdekur, ndërsa një numër i madh të tjerësh janë lënduar, kur një tren pasagjerësh me 238 udhëtarë doli nga shinat dhe u përmbys, duke udhëtuar nga Washintgon DC për në New York, raportojn mediat boterore.
Prefekti i Filadelfias, Michael Nutter, bëri të ditur se në aksidentin hekurudhor kanë humbur jetën së paku pesë persona, ndërsa një numër i madh i pasagjerëve janë lënduar.
Nga kompania hekurudhore amerikane Amtrak njoftuan se vazhdon hetimi mbi shkaqet e daljes së trenit nga shinat dhe se detajet do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimit. Në hetime marrin pjesë ekipet e FBI-së. Njoftohet se treni kishte dhjetë vagonë dhe se në të ndodheshin 238 pasagjerë dhe pesë anëtarë të stafit të trenit.
Në vendin e ngjarjes ndodhen numri i madh i ambulancave, automjeteve zjarrfikëse dhe policia.
Comments
Post a Comment