Skip to main content

Njeriu i Sulejman Rexhepit gjuan me revole brenda në BFI

Sulejman Rexhepit nuk i mjaftoi ajo që për dekada me rradhë rrënoi institucionin e BFI dhe shkatërroi vlerat institucionale dhe të shoqërisë muslimane. Duke u nisur nga fakti se ai javë më parë ka fyer familjet dhe gratë e hoxhallarëve, ai akoma ka fytyrë të qëndron në krye të BFI-së. Pas këtij akti të pamoralshëm të tij të bërë në vend publik, megjithatë ai përsëri nuk kërkoi falje ndaj hoxhallarëve për sharjet publike. Këto veprime jonjerëzore që në fakt janë djallëzore nuk u ndalën këtu, por që sot në selinë e BFI-së nga njerëz të Sulejman Rexhepi është përdor revole dhe mjet elektrizues për shok. Nisur nga ajo se përsëri në selinë e BFI u përdor armë me të cilën gjuajti Rexhep Ziberi, vallë kush dhe çka është tani?! Sulejman Rexhepi ka përgatitur njerëzit e tij brenda në institucion e që ishte edhe forma e vetme për të qëndruar në BFI. Sikur të kishte pasur ndonjë viktimë a thua vallë do të ketë fytyrë dhe njerëzi Sulejman Rexhepi që të kthehej në BFI dhe të vazhdonte me punë. Sigurisht se njerëzit që kanë karakter të prishur ata për karrige dhe pushtet janë në gjendje të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm për të qenë në krye të institucionit. Pensionistët e kanë kohën të sillen pranë familjeve të tyre e jo të kurorëzohen me skandale duke përdor djem të huaj për të gjuajtur me revole. Sulejman Rexhepi është kalitur nëpër kuzhina komuniste, andja ai duhet të dinë se ska fare lidhje me demokracinë dhe vlerat njerëzore. Edhe një herë e pyesim sikur të kishte pasur sot ndonjë viktimë në BFI të shkaktuar nga revolja e Rexhep Ziberit, atëherë ku do mbetej Sulejman Rexhepi?/fokusinews/   

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves