Njëri nga policët e vrarë në përleshjen e armatosur në Kumanovë është nga fshati i Studeniçanit të Shkupit. Siç mëson SHENJA bëhet fjalë për Isamedin Osmanin, 32 vjeçar, pjesëtar i njësitit të forcave speciale EBR dhe baba i dy fëmijëve.
Lajmi është konfirmuar edhe nga familja e tij, ndërsa sot do të bëhet varrimi.
Jozrytarisht SHENJA mëson se edhe polici tjetër që ka ndërruar jetë është nga Luboteni i Shkupit.
Gjatë përleshjeve në Kumanovë kanë humbur jetën pesë policë dhe 30 janë lënduar.
Gjatë përleshjeve në Kumanovë kanë humbur jetën pesë policë dhe 30 janë lënduar.
Edhe mëngjesin e sotëm janë dëgjuar të shtëna në Kumanovë. /SHENJA/
Comments
Post a Comment