Sot pasiqë Nisma lëshoi një komunikatë të rëndë drejtuar Sulejman Rexhepit, duke vënë në dukje tradhëtinë e bërë nga ai, duke i thënë se mejdanin e kërkuar më 26.04.2015 ta ofruam, por nuk pate guxim, e kalove atë në mejdanet gjyqësore. Mes tjerash Sulejman Rexhepit i thanë se është i pamoralshëm, bashkpunëtor të shërbimeve dhe gjithashtu me mjeshtëri ia bënë replay edhe sharjet! Në vazhdim po japim Komunikatën:
“Marrë parasyshë situatën e krijuar në vend si dhe për hirë të natës së madhe të Israsë dhe Miraxhit, duke mos dashur të prishim atmosferën e pritjes së muajit të bekuar të Ramazanit , u njoftojmë se sot po i japim fund ngujimit tonë në zyrat tona! Këtu qëndruam burrërisht që nga 04.05.2015 për një mejdan që Sulejman Rexhepi e kërkoi më 26.04.2015. Ai na ka tradhëtuar shpesh, por kësaj radhe e tradhëtoi edhe vetveten. Mejdanin e nxorri në arenat gjyqësore dhe policore, mekanizma me të cilat është i pakonkurrencë!
Ditëve të fundit, pa më të voglin argument u akuzuam për shumë çështje, madje se jemi edhe bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, por derisa dikush flet pa argumente, ne tanimë posedojmë edhe një dokument të vogël që dëshmon për një bashkpunimin shumë të madh të Sulejman Rexhepit me tanimë ish Drejtorin e DSK-së.
Të nderuar, u premtojmë se ne do të vazhdojmë angazhimin tonë që institucioni të kthehet në binaret e sistemit juridik, të vetëdijshëm se institucioni është i ngulfatur edhe me probleme të mëdha finansiare të cilave rëndë se u mbijetohet, megjithkëtë, do të kontribuojmë ta frenojmë të keqen për ti dhënë hapësirë të mirës.
Shprehim falenderimet tona atyre që na përkrahën, atyre që dënuan sjelljen e pamoralshme të Sulejman Rexhepit i cili dëshmoi se nuk posedon cilësi burrërie. Ne këtu, në emrin tonë dhe të gjithë hoxhallarëve të Shkupit, pa përdorur fjalë të pista, sharjet ia kthejm prap. Personit të tij që më 04.05.2015 në ambientet e BFI-së gjuajti me armë, ia falim, por nga nxitësi Sulejman Rexhepi kërkojmë përgjëgjësi!
Të nderuar besimtarë, u qoftë për hajr nata e mirë e Israsë dhe Miraxhit! Dhe Zoti na ndihmoftë në punët e hajrit!", thekson Këshilli i përkohshëm për ndryshimet në BFI-së.”
Pas pres konferencës, gazetarët patën rastin të marrim edhe një document që u publikua më 14.05.2015, që flet se si Sulejman Rexhepi kishte spiunuar hoxhallarë dhe BDI-në te shefi i DSK-së!/fokusinews/
Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me
Comments
Post a Comment