Kryeministri Musa Xhaferri dhe deputeti i BDI-së Artan Grubi, në Bruksel në selinë e Aleancës Veriatlantike patën takim me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Aleksandar Vershbau.
Në takim, kumtoi sot BDI, është biseduar për të gjitha ngjarjet politike në vend, duke përfshirë edhe krizën politike, situatën e sigurisë, marrëdhëniet ndëretnike, Marrëveshjen e Ohrit, çështjen e emrit si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO.
Vershbau, thuhet në kumtesë, e ka theksuar vlerësimin e Aleancës Veriatlantike për rolin e përgjegjshëm të BDI-së në kohë të krizës politike por edhe në lidhje më qëndrueshmërinë e palëkundur në përcaktimet Euroatlantike.
"Edhe NATO-ja shprehu shqetësim për zhvillimet në Maqedoni dhe inkurajon përpjekjet për tejkalim të situatës sa më shpejt dhe rikthim në agjendën Euro-atlantike", thuhet në kumtesën e BDI-së.
Xhaferri elaboroi mbi situatën aktuale politike në vend dhe domosdoshmërinë e ndërmjetësimit intensiv të Brukselit me inkurajim edhe të SHBA-së për ta zgjidhur këtë ngërç serioz politik që tashmë po merr edhe karakter qytetar me protesta në rrugë.
Xhaferri foli edhe për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si shtyllë e marrëdhënieve ndëretnike dhe për nevojën urgjente që Maqedoniа të zgjidhë çështjen e emrit dhe të anëtarësohet në NATO.
Ndërsa, Grubi i ka prezentuar aktivitetet dhe pikëpamjet e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti për intensifikimin e dialogut politik dhe marrjen e përgjegjësive nga të gjitha palët për daljen nga kriza.
Krahas takimit me Vershbau, Xhaferri dhe Grubi gjatë qëndrimit të tyre në Bruksel u takuan edhe me eurodeputetët Vajgll dhe Kukan, Alain Le Roy, Sekretar i Përgjithshëm i Shërbimit për Politikë të Jashtme të BE, Anna Vezyroglou nga Kabineti i Mogerinit, Terkel Petersen dhe Johannes Viereck, Jean Erick Paquet dhe Kristine Grau nga zyra e Komisionerit Han si dhe vizituan Institutin Europian të Paqes./koha/

Comments
Post a Comment