Në bazë të dispozitave të
Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, dhe akteve
normative të BFI-së, dhe në harmoni me Vendimin
për autorizim të Organit të BFI-së – Kryesia e përkohshme e BFI-së, të
datës 05. 05. 2015, në përbërje të plotë, e konstatoi gjendjen duke e dhënë këtë
MENDIM
PROFESIONAL PËR GJENDJEN NË BFI DHE
JOLEGJITIMITETIN
E SULEJMAN REXHEPIT
NË
FUNSKIONIN E REISUL ULEMASË
Në përputhje
me aktet e BFI në RM
Nisur nga
situatat e krijuar në BFI si dhe nga miratimi njëzëshëm i Vendimit për situatën
e jashtëzakonshme në BFI, dhe në bazë të autorizimeve të dala nga organi i formuar
pranë BFI-së – Kryesia e Përkohëshme – u bë shqyrtimi i situatës aktuale.
Kryesia e përkohëshme konstaton se:
Kriza në BFI të RM është shkaktuar si pasojë e mospasjes së legjitimitetit
nga ana e Sulejman Rexhepit për ta ushtruar funksionin e Reisul Ulemasë së BFI
në RM.
Jolegjitimiteti për kryerjen e këtij funskioni
nga ana e tij del nga Kushtetuta si dhe nga aktet normative të BFI-së.
Në funksionin e Reisul
Ulemasë Sulejman Rexhepi është zgjedhur sipas Kushtetutës së vitit 2003, në
shtator të vitit 2006, me mandate 5 (pesë) vjeçar, gjegjësisht për periudhën
prej shtator të vitit 2006 e deri në shtator të vitit 2011.
Më vitin 2008 është sjellë
Kushtetutë e re e BFI në RM
Në bazë të Kushtetutës së
re të BFI-së, zgjedhja e Reisul Ulemasë bëhet ekskluzivisht në përputhje me
Rregulloren për zgjedhjen e Reisul Ulemasë, e cila duhet të bazohet në
Kushtetutën e re.
Pas kalimit të mandatit të
Reisul Ulemasë së tanishëm, Sulejman Rexhepit, në shtator të vitit 2011,
autorizimet e tij në këtë funksion, sipas Kushtetutës në fuqi, ndërpriten.
Nuk është kryer rizgjedhja
e tij
Së këndejmi, Reisul Ulema
i sotshëm, Sulejman Rexhepi, pas sjelljes së Kushtetutës së re, nuk ka ndërmarrur
kurrfarë aktiviteti në drejtim të sjelljes së Rregullores së re për zgjedhjen e
Reisul Ulemasë, me ç’rast ka penguar që pas mandatit të tij të kryhet në mënyrë
të rregullt zgjedhja e re e Reisul Ulemasë së BFI-së
Më vitin 2009 është sjellë
vetëm Rregullorja e re, për organizim, zgjedhje dhe punë të Myftinive, me çka u
krijuan të gjitha normat juridike për t’u kryer zgjedhjet për Myftinj të ri nëpër
Myftinitë e BFI-së, në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën.
Në bazë të Kushtetutës dhe
akteve normative të BFI-së, Reisul Ulema i tanishëm, Sulejman Rexhepi, nuk ka
legjitimitet që ta kryej këtë funksion që nga kalimi i mandatit në shtator të
vitit 2011, sepse i njëjti nuk është rizgjedhur.
Nisur nga kjo situatë, të
gjitha aktivitetet që janë ndërmarrur nga ana e tij, nuk kanë vlefshmëri
juridike për BFI-në. Të gjitha vendimet e tij janë në kundërshtim me Kushtetutën
dhe me aktet normative të BFI-së.
Ngjarjet e këtilla çojnë deri te konstatimi se:
Reisul Ulema i tanishëm, Sulejman
Rexhepi :
1. Nuk i ka kryer detyrat e veta për të cilat ka
qenë i zgjedhur, sepse nuk ka ndërmarrur aktivitete për zbatimin e Kushtetutës
së re dhe të akteve të tjera normative të cilat është dashur të sillen në
harmoni me Kushtetutën e re të vitit 2009.
2. Puna e tij ka qenë në kundërshtim me normat
islame dhe aktet e tjera normative, sepse ka penguar që të kryhet zgjedhja e
Reisul Ulemasë të ri të BFI në RM.
3. Duke punuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe
me aktet normative të BFI-së e ka keqpërdorur funksionin e vet në dëm të BFI-së
Për sa u tha më sipër,
duhet që urgjentisht të ndërmerren aktivitete për tejkalimin e gjendjes së
jashtëzakonshme të krijuar së fundmi në BFI për shkak të jolegjitimitetit të
Reisul Ulemasë së tanishëm, Sulejman Rexhepit.
Shkup, 05.05.2015
Kryesia e përkohëshme e BFI-së
Comments
Post a Comment