Skip to main content

Letër e hapur deri te kolegët e mi, myftinjë të BFI-së

Nuk legjitimohet rezili

Të dashur kolegë, mu imponua një komunikim shumë i pazakonshëm me ju. Pse po ju drejtohem? Sepse, ju, me votën tuaj, në një mbledhje jolegjitime, para një organi inekzistent, para kuorumit të mangët, vendosët për pozitën time. Mbi të gjitha vendosët për nderin tim, për fytyrën time! Me këtë rast, për fatin e keq të juajin, ia dhatë krahun matrapazit, njeriut më të rrezikshëm të mbarë shqiptarisë dhe shoqërisë sonë. A e njihni ju Sulejman Rexhepin! Mos e bête ju Reisul Ulema atë, a? A mos i uzurpuat ju zyret e BFI, a mos fjetët ju me netë të tëra aty, derisa nuk erdhi Sulejman Rexhepi dhe u ul në atë post! Ju nuk dini asgjë. Ose, dini gjithçka dhe e keni qejf ta përkrani rezilin. Ju bëheni se kinse nuk dini rreth Sulejman Rexhepit. Ju dini gjithçka! I kemi diskutuar me mijëra here manipulimet e tij, mallverzimet e tij, vjedhjet e tij, poshtërimin e tij që na i bën ne dhe shoqërisë sonë. Hë, thuani se nuk është e vërtetë.
Nëse nuk dini ju, unë për vete di gjithçka dhe, për ato nëna e gra që janë share nga ana e Sulejman Rexhepit (pra edhe për nënat dhe gratë e juaja) kam vendosur që mos të hesht! Do të shihemi edhe nëpër gjyqe. Do të zbardhen shumë çështje të trishtueshme. Dikush do të përfundojë në burg! Atëherë ku do të ngelë ndershmëria juaj, ku do të ngelë fytyra juaj, ku do të ngelë kolegialiteti i juaj, ku do të ngelë për kushtimi i juaj për t’i shërbyer me devotshmëri islamit. Do t’ju mbulojë turpi. Më vjen keq për kolegun tim, për villain tim myfti i posaemëruar në Myftininë e Tetovës, sepse vetëm ai mund të “amnistohet” nga votimi i tij, edhe pse edhe ai duhet të kuptojë se është njeri akademik dhe se nuk guxon që të pranojë të diskutohet për dike në mungesë të tij. Kjo nuk është as etike dhe as islame. Me çështje joislame merret vetëm Sulejman Rexhepi dhe njerëzit e tij. A mos isha unë në atë tryezë ku ju diskutuat për mua dhe ma pretë petkun e ardhmërisë sime?
Mos pranoni që edhe ju të më bëheni lëndë për t’ju paditur. Sepse, në fund, dijeni, do të kërkoje dhe nga ju llogari para organeve të drejtësisë se pse i keni dhënë përkrahje një njeriu të cilin e keni njohur se është urithi më i madh i të gjitha kohërave të islamit në Maqedoni.
Të dashur kolegë, myftinj të BFI si dhe ju koordinatorë! Me lojalitetin tuaj, apo me servilizmin tuaj, mos mendoni se po ia siguroni legjitimitetin Sulejman Rexhepit, sepse, ai hala është ilegjitim. Ai duhet të zgjidhet me procedure të rregullt. Procedurë të rregullt nuk ka pa rregullore të re për zgjedhje. Dhe ju, duke i tejkaluar të gjitha procedurat u ngutët ta legjitimoni Sulejman Rexhepin, sepse atij i duhej kjo për ta çuar deri në fund projektin e vjedhjes dhe të uzurpimit. Pse bëheni edhe ju bashkëvjedhës me të ? Pse edhe ju bëheni bashkësharës të nënave dhe të grave të hoxhallarëve? I paska mbetur hatri Sulejman Rexhepit se pse nuk ia paskemi pas përshëndetë dy bashkëpunëtorët e tij : ish-myftiun e Tetovës dhe Kryetarin e Kuvendit të BFI ? Po krejt dynjaja e di se çka ka bërë ky Sulejman Rexhep duke i luftuar pikërisht ata dy « bashkëpunëtorë » që nuk i paskemi përshëndetë ne. Ua ka nxirë jetën, i ka shpallë tradhëtarë, miq të murtedit, ua ka sharë nënat e gratë, çka jo tjetër. Unë, në këtë drejtim, të paktën karshi atyre jam shumë i pastër, nuk kam më të voglin mëkat ndaj tyre, në këtë dynja dhe në ahiret. Dhe ju e përkrahni këtë rezil se pse unë nuk ia paskam përshëndetë armiqtë! Ju mendoni se Sulejman Rexhepi ka miq?
Kujdes, miq të dashur, kolegë të nderuar. Ju keni sjellë një vendim të cilin duhet ta zbatoni ! Vendimi i juaj është për ta mbuluar trishtimin, vjedhjen, punët e nëndheshme, skenaret antimuslimane, pasurimin mbi kurriz të muslimanëve fukaratë e vendit, për ta shpëtuar « babain » e juaj nga përgjegjësia morale e penale, ndërsa unë kam zgjedhur ta përkrah vendimin tim : deri në frymën time të fundit ta luftoj këtë të keqe dhe t’ua mbrojë edhe ju moralin e ndershmërinë. Ata që kanë bashkëpunu dhe që do të bashkëpunojnë me Sulejman Rexhepin, do të detyrohen që nëpër procedura gjyqësore t’i bëhen dëshmitarë. Le të shtrëngohen mirë. Nuk përfundon me kaq! Veprimet e cubëve ka kohë që janë zëvendësuar me veprime të burrërisë. Dikush ka kërkuar mejdan. Do ta ketë. Ju kujdes se ku do ta keni vendin tuaj.
Me shumë selam,

Myftiu i Muftinisë së Shkupit
Kryeatar i Këshillit të Përkohshëm i BFI-së
h. Ibrahim ef. Shabani

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves