Translate

Tuesday, May 19, 2015

“Lagja e Trimave” në Kumanovë akoma po vuan (FOTO)

Mehmet Latifi/INA
Ndodhi Kumanova, ndodhi në orët e hershme të 9 majit,  në “Ditën e  Evropës” kur gjithë popujt në Evropë e shënojnë këtë ditë, në nderim të miratimit të idesë së përkapur nga federalisti Italian Altero Spibeli dhe Zhan Mone, njeriu i cili e dha inspirimin në vitin 1951 për shndërrimin e Planit të Shumanovit në Bashkësi Evropiane për qymyr dhe çelik, dhe u bënë  protagonistët e dy qasjeve kryesore drejt unifikimit dhe bashkimit federal respektivisht funksional të Evropës.

Qymyr dhe çelik, po pikërisht qymyr dhe çelik kishte dhe ka edhe sot në Kumanovë nga data 9 maji 2015, pra pas 55 vjetëve, kurë  shumë pak njerëz në Evropë e dinë që më 9 maj 1950 u bë lëvizja e parë drejt krijimit të asaj që sot njihet me emrin Bashkimi Evropian, që atë ditë në Paris, kundrejt sfondit kërcënues të Luftës së Tretë Botërore që mundë të gllabëronte gjithë Evropën, ministri i jashtëm i Francës Robert Shuman lexoi para mediave  ndërkombëtar një deklaratë që i bëri  thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane të bashkonin prodhimin e qymyrit dhe çelikut si  “themeli i parë prej betoni i një federate evropiane”, Bashkimit të sotëm Evropian.

Qymyri dhe çeliku ishin përsëri “protagonistët kryesor” në këtë datë, pas 55 vjetëve në Kumanovë, në “Lagjen e Trimave”, ku me dhjetëra shtëpi u shndërruan në qymyr që shkriu edhe çelikun e ndodhur në këto shtëpi. Shumë familjeve shtëpitë iu bënë qymyr, dhe jo vetëm shtëpitë, por shumëçka, nga sulmet e pareshtura të armatimit të nduarduarshëm që posedojnë forcat e sigurisë së shtetit, në përleshjet me një grup që as ne e as banorët e “Lagjes së Trimave” nuk dinë sit a quajnë.

Këto përleshje që zgjatën nga orët e hershme të mëngjesit të “Ditës së Evropës” (9 maj) e deri në orët e vona të pasdites ose  mbrëmjes, ishin përleshje edhe të përgjakshme sepse morën 18 jetë njerëzish ndërsa shumë të tjerë u arrestuan nga forcat e rendit!!!

Dhjetë ditë pas këtyre ngjarjeve, vizituam përsëri këtë lagje, për tu njohur me gjendjen momentale të banorëve që përjetuan tmerrin e asaj ditë ogurzezë.

Banorëve të Lagjes së Trimave që kanë pësuar dëme materiale, në bazë të vendimit të Qeverisë, u është premtuar vlerësim i dëmeve nga një Komision profesional i vlerësimit të dëmit dhe kompensim material për qiranë e banimit në shtëpi apo banesa tjera duke pas parasysh se shtëpitë e tyre janë të dëmtuara aq shumë sa që janë jashtë përdorimit.

Nga bisedat e zhvilluara me banorët e kësaj lagjeje, u informuam se Komisioni e ka bërë vlerësimin por deri më tani asnjë ndihmë nuk ka mbërritur deri tek banorët e lagjes. Këtë e pohuan Sadri Hasani, Nazim Hasani, Hevzi Hasani dhe Shaban Jashari, të cilët pos tjerash treguan se përkundër gjendjes që kanë, faturat e EVN-së nuk vonojnë si dhe rrëfyen  edhe për tmerret e përjetuara, por për shpëtimin e jetëve të tyre dhe të familjarëve faleminderojnë të Madhin Zot !!!

Në 33 fotografi të fotoreportazhit të Agjencisë INA, do të përpiqemi të pasqyrojmë pjesë nga pamjet e kësaj lagje që ndodhet pothuajse 100 metra larg qendrës së Kumanovës.

Numri i 33 fotografive të përzgjedhura mbase edhe mund të jetë i rastësishëm dhe i parëndësishëm, por është sinjifikativ në shumë aspekte numerologjike: 
Numri 33 është një numër fati në numerologjinë e hershme; ...këtë numër Isak Njutoni e përdorte për një shkallë të tij të temperaturës; sipas besimit, Isaja (Jezusi) është kryqëzuar në moshën 33 vjeçare; Aleksandri-Leka i Madh poashtu ka vdekë në moshën 33 vjeçare; tesbihat (rruzoret) myslimane  kanë 33 rruaza…etj etj…

Fotoreportazhi fillon me fotografinë e një shtëpie, pamje nga rruga dhe përfundon me Kur’anin Famëlartë, që ndodhet në mes të dhomës në një karrige dhe përkundër gjithë atij zjarri që edhe çelikun e ka shndërruar në qymyr, Lavdi të Madhit Zot, Kur’ani nuk është djegur!!!  (INA)



0 comments :

Post a Comment