Kurtishi: Shqiptarët në protestat e LSDM, si Kosovarët kur përkrahën opozitën serbe kundër Millosheviqit
Ata që e ndjejnë veten shqiptarë, SKANE çka kërkojnë në atë protestë monoetnike. Diferencat në politikat e partive maqedonase ndaj shqiptareve janë minore, kozmetike, të parëndësishme, inekzistente kurse objektiv i tyre konstant është dhe mbetet, mbetet kontrolli i shtetit, resurseve nacionale dhe defaktorizimi i politikës shqiptare këtu.
Këtë asnjë shqiptar nuk mund tia lejojë vetes. Asnjë shqiptar i vetëm i vetëdijshëm nga ana kombëtare këtu, nuk mund tia lejojë vetes të bëhet mashë një-përdorimshe në duart e njërës apo tjetrës parti maqedonase në betejat e tyre ditore partiake.
Këta që ftojnë edhe shqiptarët në protestat e LSDM sot, janë të njëjtë me ata që ftonin dikur shqiptarët e Kosovës tiu bashkëngjiten protestave të opozitës serbe ne Beograd për të rrëzuar Millosheviqin!!! Medemek, po ra Millosheviqi nga pushteti me ndihmën dhe pjesëmarrjen shqiptare do demokratizohet Serbia dhe liderët e rinj politikë të Beogradit duke qene demokratë do i japin Kosovës njëfarë autonomie të zgjeruar!!/lajm/
Comments
Post a Comment