Translate

Tuesday, May 5, 2015

Këshilli i Përkohshëm i BFI-së dhe kryetari h.Ibrahim ef.Shabani përkrahet nga nënat muslimane


Për gjendjen e krijuar në BFI në portalin tonë vazhdimishtë po na arrijnë letra nga qytetarë të ndryshëm me kërkesë që të publikojmë përkrahjet e parezervë për Këshillin e përkohshëm të BFI-së të udhëhequr nga h.Ibrahim ef. Shabani.
Në shumicën e tyre shprehet haptas përkrahja e parezervë për Këshillin e përkohshëm të BFI-së që udhëhiqet nga Muftiu i Shkupit h.Ibrahim ef. Shabani dhe shprehja e gëzimit të tyre për shkarkimin e Sulejman Rexhepit nga BFI-ja.
Sot po publikojmë një letër të një nëne muslimane që dëshiron të jetë anonime kurse për portalin tonë është emri i njohur.
I nderuari Kryetarë i Këshillit të Përkohshëm i BFI-së z.ri. H. Ibrahim ef. Shabani
Jam një nënë muslimane shqiptare, kam katër fëmijë, jam tepër e ofenduar dhe pamasë e revoltuar kur pashë lajmin se “i pari i muslimanëve” Sulejman Rexhepi në vendë publik shan gratë e hoxhallarëve, shan familjet e kolegëve, dmth shan nënat muslimane.
Un ndjehem e ofenduar dhe publikishte dua të shprehi hidhërimin tim ndaj këtij personi Si mundë që të lejohet ky i sëmurë psiqik të përfaqëson muslimanët. Si është e mundur një njeri i pamoralshëm të jetë në krye të një institucioni të lartë fetar.
Sa jam e ofenduar dhe e hidhëruar po aq shum jam edhe e gëzuar me iniciativën tuaj që keni marrë me formimin e Këshillit të Përkohshëm për udhëheqjen e BFI-së, dua që përmes kësaj letre edhe individualishtë të jemë pjesë e përkrahjes morale për iniciativën tuaj që ky njeri kurrë mos të kthehet në Bashkësinë Fetare islame në RM.
Ndoshta nje deklaratë publike është pak në krahasim me madhësinë e të keqës që po na ndodhë një kohë të gjatë. Aq jan mundësitë e mia aq edhe po bëjë.
Jam e bindur se këtë që shprehi un e kan dhe e ndjejnë edhe shum nëna të tjera nga mbarë vendi. Lutem që Zoti i lartëmadhërishëm të ju ndihmoj dhe dashtë Zoti që në fundë të dilni faqebardhë.
Në ditët në vazhdim do të ju japim hapësirë në portalin tonë edhe letrave të tjera që na vijnë nga lexuesit tonë./Drejtimi.com/

0 comments :

Post a Comment