Translate

Tuesday, May 5, 2015

Këshili i përkohshëm i BFI del edhe me një sqarim

S q a r i m

Sulejman Rexhepi në krye të BFI-së u zgjodh në vitin 2006 në bazë të Kushtetutës së BFI-së me nr.01-793 të vitit 2003, në bazë të Nenit 41 që thotë se mandati i Reisul Ulemasë është pesvje]ar. Ai erdhi me program pune pesë vje]are dhe u betua solemnisht për pesë vite!
Sipas Kushtetutës, është dashur që zgjedhje për Reis ul Ulema të bëhen në vitin 2011.

Me ndryshimet e bëra në Kushtetutë në vitin 2008, është dashur të pregatiten rregulloret e reja që obligonte Kushtetuta. Kështu u pregatiten të gjitha rregulloret me përjashtim të asaj për  Reis ul Ulema për të cilën obligon Neni 42 i Kushtetutës në fuqi që thotë: “Zgjedhja e Reis ul Ulemasë bëhet konform Rregullorës mbi zgjedhje të Reis ul Ulemasë” Pra kjo Rregullore mungon, por megjithkëtë, dikush nga një mbledhje e një Rijasetit të mbajtur më 30.04.2015, me persona jolegjitim dhe me disa legjitim, u tha se dikush është rizgjedhur! Kjo a nuk flet se ai pranon se nuk ka qenë legjitim! Pastaj kjo formë e zgjedhjes, pa Rregullore a nuk është edhe një hap tjeter jolegjitim. Fatkeqësisht me kësi vendimesh u nxorr BFI tërësisht jasht binareve të sistemit juridik.
Nëse tërë kësaj ia shtojmë edhe sjelljet e tija jomorale, sharjet e familjeve të hoxhallarëve si dhe incidentin që më 04.05.2015 e bëri një njeri i tij në ambientet e BFI-së përmes përdorimit të armëve, flet se ai në asnjë mënyrë nuk ka të drejtë as morale të udhëheq me instituvionin fetar!
Vetëm dorëheqja do të ishte fillimi i kthimit të institucionit në binaret e sistemit juridik!


                                                                                       Muftiu i Kryeqytetit të Maqedonisë-Shkup
Kryetar i këshillit të përkohshëm i  BFI-së e RM
                                                      h. IBRAHIM ef. SHABANI

0 comments :

Post a Comment