Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska është larguar nga detyra e ministres.
Bashkë me të është larguar edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.
Kjo bëhet e ditur pasi që kryeministri Nikola Gruevski i ka dorëzuar Parlamentit, propozimet e reja për ndryshime në Qeveri, të dy ministrave, që konsiderohen si bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
Për ministër të brendshëm është propozuar Mitko Çavkov, drejtori i deritanishëm i Drejtorisë së Sigurimit Publik, ndërsa për ministër të Transportit Vlado Misajllovski.
Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski për nesër në ora 13 ka caktuar seancën për zgjedhjen e dy ministrave të rinj.
Comments
Post a Comment