Tridhjetë e tetë policë të lënduar, prej të cilëve gjashtë seriozisht, një civil i lënduar, 30 protestues të arrestuar duke përfshirë edhe dy të mitur dhe dëme të mëdha materiale, është bilanci i protestave të mbrëmshme të dhunshme para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, njoftoi sot në konferencën për shtyp ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.
Gjatë protestës janë shkatërruar shtatë automjete të policisë dhe pajisje të tjera, janë thyer dritaret e Radio Maqedonia e Lirë, ndërsa është hequr edhe flamuri maqedonas nga shtylla para Qeverisë.
Masat e policisë, sipas ministres, ishin të ligjshme. Policia, siç theksoi ministrja Jankullovska, ka shpërndar turmën në tri drejtime, ndërsa disa prej tyre u përpoqën të fshihen në objekte private.
Ajo nuk ka asnjë informacion nëse në trazirat është lënduar edhe nëna e Martin Neshkovskit, dhe deri më tani MPB kjo nuk është raportuar. Jankullovska theksoi se ende nuk janë kontrolluar të gjitha incizimet nga kamerat e sigurisë./KOHA

Comments
Post a Comment