Nikolla Gruevski në preskonferencën e sotme ka thënë se pas 28 orëve të betejës në Kumanovë kundër personave të armatosur, sipas, siç sipas të dhënave të personave zyrtar në MPB, me përvojë, komandantë të njësive të cilët kanë qenë në detyrat luftarake në vitin 2001, policia maqedonase deri tani e kishte operacionin më të vështirë dhe më të komplikuar, transmeton “Lajm”.
“Policia e përbërë nga policë nga të gjitha grupet entike dhe fetare, duke përfshirë maqedonas, shqiptarë, turqë, romë etj, kreu aksion të lartë patriotik dhe profesional, me çka neutralizoi terroristët që kishin qëllim destabilizimin e Maqedonisë. Për fat të keq 8 policë humbën jetën e tyre: Sasho Samuillovski, Boban Ivanovik, Goran Ilievski, Isamedin Osmani, Ljubisha Arangelloviq, Goran Stojmenoviq, Zharko Kuzmanovski, dhe Nenad Serafinovski, janë emrat e “branitellëve” të vdekur” tha Gruevski.
Përveç të vrarëve, Nikolla Gruevski tha se janë të plagosur 37 policë, numri më i madh i të cilëve sipas Gruevskit janë lehtë të lënduar.
Ai tha se të arrestuarit do të nxirren para gjyqit dhe do të gjykohen sipas ligjeve maqedonase.
Për dëmet materiale të shkaktuara Gruevski ka thënë se do të bëhet më pas vlerësimi dhe kompensimi i dëmit./Lajm

Comments
Post a Comment