Skip to main content

Ftohje në marrëdhëniet Maqedoni-Kosovë

Përplasja e armatosur e zhvilluar në Kumanovë, në të cilën humbën jetën 22 njerëz, prej tyre 8 policë të Maqedonisë, ka sjellë anulimin e mbledhjes të përbashkët të dy qeverive, e planifikuar për muajin maj.

Një burim i gazetës "Koha Ditore" brenda Qeverisë së Kosovës ka thënë se, kanë marrë sinjale frustuese nga Qeveria e Maqedonisë, pas lëvizjeve të grupeve të armatosura në rajonin e Kumanovës, pjesë e të cilave ishin edhe disa shtetas të Kosovës.

"Ka deklarime të pamatura, me gjithë faktin që ne kemi marrë veprimet e nevojshme për t’iu përgjigjur situatës dhe brengave që janë shprehur për incidentet e mëhershme, përfshirë atë të Goshincës. Edhe inteligjenca, edhe organet e rendit kanë qenë në krye të detyrës dhe u kemi ofruar bashkëpunim autoriteteve maqedonase gjatë gjithë kohës", ka thënë njëburim në Qeveri, që ka folur në kushte anonimiteti. 

"Pas incidentit në Kumanovë, mbledhja e përbashkët mes dy qeverive do të shtyhet për një moment më të përshtatshëm", shton ai.

Prej dy muajsh, nga Shkupi zyrtar është theksuar se grupe të armatosura po futen në Maqedoni nga Kosova. Muajin e shkuar, një stacion policie në Goshincë të Likovës është marrë nën kontrollin e një grupi të armatosur, të cilët janë deklaruar si pjesëtarë të UÇK-së.

Policët që ishin marrë peng, ishin liruar. Këtë vikend, Policia maqedonasendërmori një aksion në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë, që u përmbyll me të vrarë e të plagosur, por edhe me zhvendosje të banorëve dhe me dëme të mëdha të pronës. Për përfshirje të kosovarëve është raportuar nga të dyjaincidentet. /albeu.com/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves