Skip to main content

Erdogan në Tiranë: Do të dyfishojmë investimet turke. Shkupi të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

6 vjet pas vizitës së fundit si kryeministër, Rexhep Taip Erdogan rikthehet për vizitë zyrtare në Shqipëri, këtë herë si President i shtetit turk. Udhëheqësi i Turqisë dha dy mesazhe në takimin me homologun shqiptar, Bujar Nishani; të parin për Shqipërinë, për rritjen e shkëmbimeve tregtare me vendin e tij, dhe të dytin për Maqedoninë. Në të parin, Presidenti turk, që shoqërohet në këtë vizitë nga një delegacion i gjerë me rreth 120 sipërmarrës turq, foli për dyfishimin e vëllimit tregtar Shqipëri-Turqi, që aktualisht është 430 milionë dollarë.
Pas takimit kokë më kokë, Nishani dhe Erdogan dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe u nxit thellimi i bashkëpunimit në fusha të tjera, por edhe përmirësimi i tij në sektorë ku ky bashkëpunim është prezent.
Presidenti Bujar Nishani, pasi falenderoi Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme për shqiptarët në rajon, vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes Tiranës dhe Ankarasë.
“Marrëveshja për çështjet e sigurisë e nënshkruar sot mes dy ministrave të Brendshëm të vendeve tona, i shërben bashkëpunimit dhe infrastrukturës në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit. Kjo marrëveshje forcon bashkëpunimin dypalësh mes dy vendve aleate në NATO në këtë fushë dhe i shërben aspiratave tona integruese e forcon pozitat tona në aleancën tonë të përbashkët”- deklaroi Nishani.
Nishani u ndal edhe tek ngjarjet e Kumanovës, ku bëri thirrje për transparencë dhe frenim të përpjekjeve për ta shndërruar këtë “incident të izoluar”, si një konflikt ndëretnik. Ai kërkoi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Ngjarja ka tronditur jo vetëm rajonin, por gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë. Bëjmë thirrje për zbardhjen e ngjarjes dhe një hetim transparent. Bëjmë thirrje për frenimin e menjëherëshëm të përpjekjeve për ta shndërruar këtë rast në një konflikt të paqenë ndëretnik dhe të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”- tha Nishani.
Objektiv është që shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë të prekin 1 miliard dollarë në të ardhmen dhe për këtë Nishani kërkoi thellimin e bashkëpunimit. Presidenti shqiptar vlerësoi rolin e Turqisë për ndërtimin e gazsjellësit TAP. “Ramë dakort mbi rëndësinë strategjike të TAP, jo vetëm për diversifikimin e burimeve të energjisë, por dhe mbi ndikimin pozitiv që ky projekt ka mbi ekonomitë e dy vendeve tona” – u shpreh presidenti Nishani.
Udhëheqësi i Turqisë dha dy mesazhe në takimin me homologun shqiptar Bujar Nishani, të parin për Shqipërinë, për rritjen e shkëmbimeve tregtare me vendin e tij, dhe të dytin për Maqedoninë. Në të parin, Presidenti turk, që shoqërohet në këtë vizitë nga një delegacion i gjerë me rreth 120 sipërmarrës turq, foli për dyfishimin e vëllimit tregtar Shqipëri-Turqi, që aktualisht është 430 milionë dollarë.
“Mendoj se marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve duhet të zhvillohen më me shpejtësi. Dëshira ime që vëllimi tregtar mes Turqisë dhe Shqipërisë në vit të jetë 1 miliard dollarë dhe vullneti për këtë ekziston në të dy vendet”- tha Erdogan.
Në lidhje me çështjen e Kumanovës, Erdogan deklaroi se “acarimet duhet të zgjidhen përmes dialogut”.
“Në Ballkan ka nga ata që duan të cenojnë paqen dhe sigurinë prandaj i kushtojmë shumë rëndësi paqes, stabilitetit dhe mirëqenies së Ballkanit. Dëshirojmë që acarimet e krijuara në Maqedoni të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe të sigurohet paqja që siguron marrëveshja e Ohrit. Turqia ka vuajtur shumë nga terrorizmi dhe vazhdon ende procesi i luftës sonë kundër terrorit prej një periudhë 30-vjeçare dhe ne e dimë faturën e kësaj lufte. Nuk dëshirojmë që një faktor i tillë të paguhet nga popuj të ndryshwm pavarësisht se çfarë feje apo etnie i përkasin. Ne duhet të bëjmë një dallim të qartë midis atij që fiton nga terrori. Në fakt humbasin të dy se lufta në fund të fundit është vdekje. Të gjithë po bëhemi dëshmitarë se po vdesin në mënyrë tragjike emigrantët që enden në detin Mesdhe. Duket qartë se çfarë qëndrimi po mban Evropa ndaj tyre. Dhe unë e them këtë si një president i një vendi kandidat për BE. E them se jemi djegur prej këtyre gjërave. A mund të jemi të pandjeshëm ndaj këtyre njerëzve të varfër? A nuk duhet që edhe vendet e zhvilluara të prodhojnë një zgjidhje për këta njerëz?”- u shpreh Erdogan.
Në orët e pasdites Erdogan dhe Nishani do të marrin pjesë në forumin e përbashkët të biznesit Shqipëri-Turqi./almakos/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves