Translate

Friday, May 8, 2015

Aty ku nuk vlejnë rregullat e shkruara, ndodhin të papritura!

Nga Afrim Tahiri
Dikur në vitin 2005, kulminonin problemet në BFI. Rrethana të caktuara bënë të mos respektohet Kushtetuta e BFI-së. Më kujtohet si sot, në një nga mbledhjet e Kuvendit të Muftinisë së Shkupit, në bazë në Nenit 31 të Kushtetutës së vitit 2003, duheshte të jem i ftuar në atë mbledhje, por unë dhe shumë nga anëtarët e atij Kuvendi nuk u ftuam. Megjithatë, vendosa të marr pjesë, thjesht sa për të pyetur se përse nuk jam i ftuar! Nuk ju besohet, por kur mu dha fjala, lexova Nenin dhe pyeta: A respektoni ju këtë kushtetutë, përse nuk jam i ftuar,? Prita përgjigje. Askush nuk foli! Atëherë e ngrita zërin si asnjëherë në jetën time, thash: çfar u duhet ju Kushtetuta që nuk e respektoni! E grisa me shumë nervozizem dhe u nisa drejt kryesuesve të mbledhjes. Ua perplasa në tavolinë! Shyqyr Zotit askush nuk bëri zë! Fatmirësisht, ajo mbledhje nuk vazhdoi! Aty ku nuk vlejnë rregullat e shkruara, ndodhin të papritura! 
Pas disa muajve, disa imamë të Shkupit u ngujuan në BFI. U solidarizova me ta! Me ardhjen e zv. Bahri Aliut në krye të BFI-së, filluan të krijohen kushte që institucioni të kthehet në binarët e sistemit juridik. Kështu në Muftininë e Shkupit u mbajtën zgjedhje për myfti, për organet kolektive dhe çështjet u përmirësuan. Disa muaj më vonë, në një nga mbledhjet e mbajtura të Kuvendit të Muftinisë së Shkupit (tanimë isha në anën e udhëheqësve të asaj mbledhjeje), një nga imamët e nderuar që nuk kishte qenë prezent në mbledhjen kur kam grisur Kushtetutën, iu drejtua një kolegut të tij - një shokut tim, duke e akuzuar se si mund të flasësh ti për rregulla kur e ke grisur Kushtetutën? U desht të përgjigjem: jeni gabim, unë e kam grisur, por e kam grisur se ajo nuk u respektua! Në atë mbledhje, as unë e as ju, nuk kemi qenë të ftuar! Sot ja, je këtu me ftesë! Nëse nuk respektohet, pse mos të griset!? Duhet të jemi parimor. 
E të nderuar, tani situata është edhe më keq! Tani nuk mjafton vetëm të griset publikisht, por edhe të digjet! Sepse, mo smbeti nen pa u shkelur! Mjafton ajo që nuk është jetësuar e tëra! Neni 70 obligon: “Me miratimin e Kushtetutës në afat brenda një viti të gjitha ktet normative të harmonizohen me këtë Kushtetutë.” kurse BFI-së i mungon Rregullorja për të cilën flet Neni 42: “Zgjedhja e Reis ul Ulemasë behet conform Rregullorës mbi zgjedhje të Reis ul Ulemasë.” Dikush me të drejtë mund të akuzon tani se si këto probleme nuk jan tejkaluar ndryshe, përmes diskutimit, debatimit etj. Por realiteti është se nuk është lejuar hapësirë, madje duke dashur të ndihmosh ndonjëherë edhe keqkuptohesh! Bëhesh armik! Ruajna Zot nga mendja e ligë! Por të jeni të sigurt se nuk ka formë që nuk është provuar! Me konsulltim, me shkrim, me dorëheqje, me besë dhe me çka jo! Por gjithçka qe e kotë!
Ka të atillë që thirren në Kushtetutë, por aspak as që e kan lexuar! Unë së paku kam qenë një nga autorët e kësaj Kushtetute, në Laptopin tim është shkruar, shtuar e intervenuar! Dhe është tragjike, që pas tetë viteve në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, deri në shtator të vitit 2011 legjitim, e pas vitit 2011, ashtu në ajër, të dëgjoj përmes mediave se Rijaseti i BFI-së më paska shkarkuar në bazë të Nenit 43. Kurrë skam kërkuar të jem Sekretar i Përgjithshëm, këtë mund ta gjeni edhe në publikimin e opinioneve të mia të mëparshme! Mos mendoni se e paskam përjetuar tragjikisht “shkakrimin” tim,! Jo jo, tragjike është se nuk dija si t’i përgjigjem një gazetareje të TV Era kur ajo filloi të lexojë Komunikatën që BFI kishte lëshuar për media lidhur me “shkarkimin” tim! Thjesht, thashë nuk di, duhet ta lexoj, unë e di çfar mund të jet e sakt e çfar jo, vetëm kur ta shof në letër atë “vendim”!
Të nderuar, në atë Komunikatë, krahas shkeljeve të tjera që janë bërë në atë mbledhje të Rijasetit të cunguar, janë bërë aq gabime dhe shkelje saqë nuk mund të besoj se ata alamet çallma mund t’i bëjnë! Janë miratuar disa vendime për shkarkime në bazë të Nenit 43. Kurse ky Nen nëse e lexoni Kushtetutën e BFI-së aspak nuk ka të bëjë me shkarkime, Neni 43 thotë: “Rijaseti i BFI-së zgjedh Këshill të posatçëm për dorëzimin e Menshurës ”. E tani më thoni, a nuk është tragjike! Më thoni çfar është dashur t’u përgjigjem mediumeve, si t’u flasësh! Vendosa të rri i distancuar! Pa koment!
Shkojmë më tutje, po në atë Komunikatë të asaj mbledhje të mbajtur jasht qytetit, në mbledhjen e Rijasetit të cunguar (ku shumica ishin pa legjitimitet), thuhet me sa vijon: “…duke u bazuar në Kushtetutën e Bashkësisë Fetare Islame u sollën këto vendime:
• Rijaseti, edhe një herë në mënyrë unanime rikonfirmoi votëbesimin për legjitimitetin e Reisul Ulemasë, me çrast u dëshmua se asnjëherë nuk e ka patur të kontestuar legjitimitetin për ta udhëhequr Bashkësinë Fetare Islame.
• Gjithashtu Rijaseti në mënyrë unanime rikonfirmoi votëbesimin e të gjithë funksionerëve të Organeve të BFI, Institucioneve Edukativo-Arsimore dhe shoqatave që veprojnë në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame.” 
Për këto vendime, siç vërehet, nuk përmendet asnjë nen nga Kushtetuta e BFI-së, a e din pse, për shkak se nuk kan mundur të gjejnë! Dhe është e vërtetë se nuk mund as të gjejnë! 
Kushtetuta përcakton norma të tjera për të dëshmuar legjitimitetin! Kjo thjesht është vetëm një marrëveshje unanime për ta shkelur Kushtetutën! Tamam sikur më 27.03.2015, në prani të Myftiut të Shkupit, Sulejman Rexhepit i thash se Kushtetutën e kemi bërë për askund, spo mbetet nen pa u shkelur…e ai me përgjigjet, po për nevojat tona!
Të nderuar, marrë parasyshë këto shkelje katastrofike, të gjitha vendimet e asaj mbledhje famoze nuk kan asnjë bazë ligjore, dhe është mjerim i madh të thirret dikush në to, siç po përpiqet të manipulojë Sulejman Rexhepi! Jo për shkak se po më nevojitet kjo diçka, por nga fakti se ashtu janë në të vërtetë.
Anëtarë e Rijasetit, kam për qëllim vetëm ata që kan legjitimitet, nëse sjellin vendime në kundërshtim me Kushtetutën, edhe ata e humbin legjitimitetin! Asgjë nuk u jep të drejtën të jen mbi Kushtetutën! Sa keq, më thoni tani, a nuk jan pjekur kushtet për ta djegur Kushtetutën!?
Qëllimi im nuk është për të shaktuar zënka dhe për të shkaktuar ofendime, sharje dhe llafe boshe. S’kan qenë dhe s’do jen! Le të flasin faktet! Keni durim! Koha është për punë serioze, të shpëtojmë atë që mundet! Patjetër t’i kthehemi Kushtetutës, për këtë së pari kam një lutje drejtuar anëtarëve të Rijasetit: Kur të shkoni në mbledhje është më mirë të lexoni Kushtetutën dhe ta keni me vete se sa mbi kokë të vendoni çallmat! Mos sjellni vendime pa u konsulltuar se e krijoni sherrin. Zoti ju gjykon! 
Afrim Tahiri, thjesh njeri


0 comments :

Post a Comment