Translate

Monday, May 11, 2015

ANALIZË: BFI, ZHVILLIMET NGA 26.04 - 11.05. 2015

Eduard Aliu


Më 26.04.2015 para manifestimit të përmbylljes së garave kur’anore, Muftinia e Shkupit shtroi një drekë për mysafirët, Reis Sulejman Rexhepi me bashkpunëtorë dhe musafir të tjerë. Vërehej nervozizmi i Sulejman Rexhepit për prezencën e Afrim Tahirit! Disa ditë më parë bisedohej se Sulejman Rexhepi kishte vendosur që të shkarkon atë nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm dhe disa të tjerë në Muftininë e Shkupit. -Më 26.04.2015, gjatë manifestimit, pasi ju dha fjala Reisit Sulejman Rexhepi, ai filloi të flet për temë krejt tjetër, dhe të shpreh mllef e inat kundër disa punëtorëve dhe myftiut. Duke e pritur keq atë se Myftiu u dha mirënjohje disave që kishin dhënë kontribut të veçant për kthimin e pronave! Përse kjo të e nervozon, mbetet vet t’e shpjegon, sepse nuk ka asnjë shpjegim logjik, kur dihet se mirënjohje u është dhënë edhe atyre që më pak kontribuojnë dhe pse mos t’u jepet atyre që u vetflijuan për pronat dhe u është shqiptuar dënimi me burg! Sulejman Rexhepi me këtë rast, në vend se të gëzohet, ai i sulmoi, u shpalli luftë, u kërkoi mejdan! -Më 26.04.2015, pas daljes nga vendi i manifestimit, te parkingu, Sulejman Rexhepi i është drejtuar muftiut të Shkupit me shumë nervozizëm, duke i thënë se nuk do të shifemi më, pastaj ka lëshuar sharje organizatorëve dhe imamëve! Ndërhyn Afrim Tahiri për të qetësuar, kurse ai vazhdon duke thënë se të mos i afrohet, njëjtë edhe shoferi i tij, më pastaj thuhet se është futur në veturë për të marrë armë! I është thënë ec se kështu nuk bën! Nuk është vendi! -Më 26.04.2015, disa orë pas incidentit, plasohen lajme se Reisi ka sulmuar fizikisht muftiun e Shkupit. - Më 27.04.2015, Muftinia e Shkupit mohon incidentit fizik, kurse pohon se ka pasur problem. Nga BFI askush nuk mohoi e as që kërkoi falje! -Më 27.04.2015, Reisi Rexhepi, në vend se të ul gjakërat, provokon përmes kthimit në punë të personit që ishte i larguar me kërkesë të Afrim Tahirit gjatë verës së kaluar. Ai pra në vend se të marr masa edhe ligjore për punën e tij, ai e shpërblen! Nga viti i kaluar e deri më tani, në entet shtetërore figuron si i punësuar! Akuzohet Reisi për kritere të shumëfishta! - Më 29.04.2015, Muftinia e Shkupit mban pres konferencë dhe kërkon brenda 48 orëve që Sulejman Rexhepi të kërkon falje publike për sharjet e familjeve organizatorëve dhe hoxhallarëve! Për presin thonë se e kan pasur të domosdoshëm, nga presionet e shumta që kanë pasur nga xhematet dhe gazetarët e vendit dhe të huaj! -Më 29.04.2015, Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së bën publike se Sulejman Rexhepi nga shtatori 2011 nuk ka legjitimitet! Ngase nuk është rizgjedhur me Kushtetutën e vitit 2008. Madje ia konteston legjitimitetin edhe vetvetes! -Më 30.04.2015, mblidhet Rijaseti i cunguar në Kondovë (Pa Sekretarin e Përgjithshëm dhe Muftun e Shkupit), dhe pa procedurën paraprake që parashef Kushtetuta, shkarkohen muftiu i Shkupit, sekretari i përgjithshëm dhe sekretari i Muftinisë së Shkupit. -Nga 1-3.05.2015, janë dëgjuar aty këtu komente për zhvillimet në BFI-së! Përshtypja e krijuar ishte se Reisi u hakmerret, si zakonisht merr vendime nën presionin e inatit, të ngutshme! Se Reisi nga dita kur në FB Profilin e tij publikoi foto me rroba te stilit të Sulltanit nuk është aspak në rregull! Gjthashtu folet edhe për probleme lidhur me vakufet dhe apetite të ndryshme! -Më 04.05.2015, të shkarkuarit paraqiten në vendet e tyre të punës, më vonë myftiu dhe sekretari i Shkupit nisen për te selia e BFI-së për ta takuar Reisin. - Nuk priten mirë nga të punësuarit që nuk i shërbejnë muslimanëve por drejtpërdrejt Sulejman Rexhepit! Muftiu Ibrahim Shabani dhe Afrim Tahiri e kërkojnë Reisin që ende nuk kishte arritur në BFI! Thonë se kan dashur të njoftohen për shkaqet, por edhe për disa premtime të tija të 02.02.2015 në lokalet e Muftinisë së Shkupit ku present ishin; Sulejman Rexhepi, Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani, Sabedin Ameti, Skender Buzaku dhe Ismet Bytyqi! Ku ishte zhvilluar një bisedë mbi tre orëshe dhe mes tjerash kishte premtuar se ai do të largohej nga pozita nëse këta dy thonë se kohën e ka për ta liruar BFI-në! - Me ngritjen e fjalëve, zërave, kërcënimeve etj. ndodh edhe incident. Rexhep Ziberi i Sulejman Rexhepit gjuan me revole, brneda futen njerëz të shumtë, vjen edhe policia! Me këtë rast tanimë merret Prokuroria! -Më 04.05.2015, gjendje e jashtzakonshme, Reisi Rexhepi nuk paraqitet në BFI. -Më 04.05.2015 Muftiu i Shkupit Ibrahim Shabani mban pres dhe thotë se marrim për obligim ta kthejmë sistemin juridik në BFI, Sulejman Rexhepi është jolegjitim. Pastaj sjellja, sharja, dhe gjuajtja e njeriut të tij në ambientet e BFI-së, nuk ka as të drejtë morale të jet në krye të BFI-së. Kërkohet dorëheqje! “Uzurpatori” Sulejman Rexhepi që nga 2011, akuzon ata që i ka kundër për puç. “Puçistët” thonë se mjaft më institucioni të jet peng i një uzurpatori, ne hapim rrugën për ndryshime, kthim në sistemin juridik dhe askush mbi Kushtetutën! Kërkojnë edhe kontrol finansiar! Kan bindje se punët nuk janë mirë! -Më 05.05.2015, Reisi Rexhepi ngrit padi kundër puçistëve, mësohet se në padi ka mjaft gënjeshtra, por edhe padia ecë përmes lidhjeve të tija të dyshimta. Përmenden emra konkret që kan marrë para të majme. Përmendet lobi i Gostivarit! -“Puçistët” Ibrahim Shabani dhe Afrim Tahiri mbajn pres konferencë në oborrin e BFI-së, porosisin si e shohin zgjidhjen! Muftinitë e tjera nuk vendosin për Muftininë e Shkupit! Kurse Sulejman Rexhepi nga FSHI-ja jep porosi se të gjitha muftinitë janë të një mendimi! Njëmendësia e imponuar përmes shantazheve. - Fillon luftë e ashpër mediale, jepen xhirime nga hyrja në BFI nga pala e Sulejman Rexhepit, pala tjetër kërkon të jepen të gjitha xhirimet, pa shkëputje dhe nga të gjitha kamerat. Vërejtje: Pala e Sulejman Rexhepit qëllimisht fshehin xhirimet e gjuajtjes me armë! - Më 06.5.2015, disa imam të dyanshëm me kërkesë të Sulejman Rexhepit mbajn pres konferencë para Muftinisë së Shkupit. Disa prej tyre menjëherë kërkojnë falje! Ibrahim Shabani thotë se nuk jam për përçarje, jam për unitet, nuk bëj pres me imamë, numri i tyre në Shkup është për 15 herë më i madh! Ne respektojmë edhe mendimin ndryshe! -Më 07.05.2015, Sulejman Rexhepi jep deklerata ofenduese, fyese dhe në anën tjetër duke inkurajuar klanin e tij se së shpejti problemi do të zgjidhet juridikisht! Ai njerëzit që gjuajnë me armë i quan patriot! Krahu tjetër i BFI-së vazhdojnë të jen më të qetë! Apelojnë për qetësi! Gënjeshtrave të Sulejman Rexhepit filluan tu përgjigjen me dokumente! - BFI funksionon, të gjithë punëtorët hynë dalin lirshëm! Gazetarët kan bërë intervista me të punësuar, kanë shkruar dhe raportuar. Policia vazhdimisht qëndron aty. Padyshim se kanë vërejtjet e tyre! -Nga 04.05.2015 e këndej, Rijaseti mblidhet, sjellin qëndrime, vendime, japin ultimatume por asgjë nuk realizohet. Reisi Rexhepi nuk paraqitet në vendin e punës! Akuzon shtetin, policinë! Bën luftë edhe juridike! -Më 10.05.2015, Muftinia e Shkupit thanë se nuk do t’ia falin sharësit, ofenduesit dhe nxitesit për të gjuajtur me armë, dhe se ai ka tani problem me nderin e shumë familjeve të tyre! Cuditërisht asnjëherë nuk e sulmojnë Rexhep Ziberin, thonë vetëm aq, Sulejman Rexhepi e morri në qafë! Na vie keq! Përgjegjësia bie mbi Sulejman Rexhepin! -Kabineti i Reisit nuk është i prekur. Shefi i kabinetit të tij punon, komunikon me faks, telefon, internet, ueb faqe! Por mungon Sulejman Rexhepi i cili shpesh thërret muftinjë dhe kordinatorë për të qarë hallin dhe për t’i dhënë vetes kurajo! Takime sa për t’u vetngushëlluar! -Shtohen pakënaqësitë gjithandej në Maqedoni, u bie morali muftinjve, janë të bllokuar, gjendja finansiare e BFI-së para kollapsit! Gjërat do të pëlcasin edhe më shumë! Skandalet dalin në shesh! Ku është morali! Pas gjithë kësaj, kush nga kush duhet të kërkon përgjegjësi! Rijaseti njoftohet për gjëra që deri sot kurrë nuk ka dëgjuar! Si do të sillen tani e tutje, dhe sa prej tyre kanë mundësi t’ia thonë të vërtetën në sy, se koha e Sulejman Rexhepit ka ikur! Liro institucionin! Na lejo të gjejmë zgjidhjen më të shpejtë, më të drejtë dhe më fatlume! Përshtypja është se të gjithve u duhet ndihmë, guxim! -Sulejman Rexhepi I zhgënjyer nga partitë shqiptare, lut BDI-në, akuzon PDSH-në dhe Gruevskin që e bekoi, kurse tani lutet dhe shpreson në LSDM-në! Ka humbur rrugën në mes të oborrit! - Rrugëdalja; Për “Puçistët” përgjegjësi morale! Dorëheqje, bashkpunim mes muftinjve! Zgjidhje e brendshme islame! Kurse për “Uzurpatorin” Sulejman Rexhepi, zgjidhja është në gjyqësorin dhe policinë! Cfar do të ket: zgjidhje gjyqësore-policore apo përgjegjësi morale-islame!? Mbetet të shifet! Shkup, 11.05.2015.

Marrur nga: 1kliklarg.com

0 comments :

Post a Comment