Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar me Ernst Rejçell, i dërguar special i Gjermanisë për Evropën Juglindore si dhe ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Althauser. Në një kumtesë të BDI-së njoftohet se Ahmeti dhe Rejçell kanë bashkëbiseduan hapur dhe në mënyrë konstruktive për krizën e thellë politike në vend si dhe situatën e sigurisë. “Gjermania e vlerëson lartë hapin e ndërmarrë nga liderët e katër partive më të mëdha në vend për të iniciuar dialog politik në drejtim të zgjidhjes së krizës. Berlini gjithashtu mbështet fuqishëm aspiratat euroatlantike të vendit tonë. Por, vendin tonë e presin sfida të vështira që kërkojnë guxim politik nga udhëheqësit kryesor dhe për këtë, Bashkimi Demokratik për Integrim është gati që të jep kontribut konstruktiv, siç e dha edhe në takimin e liderëve. Partitë duhet që të arrijnë kompromis nëpërmjet të konsensusit dhe qasjes konstruktive”, thuhet në kumtesën e BDI-së. Ahmeti ka theksuar se BDI ka punuar shumë në drejtim të realizimit të takimit të liderëve dhe punon me hapa konkret për dalje nga kriza. Takimi i së hënës shpresojmë që do të krijon kornizën e duhur për të iniciuar një dialog të mirëfilltë politik që do ta kthen stabilitetin politik dhe sigurinë për vendin dhe të gjithë qytetarët, thuhet në fund të njoftimit të BDI-së.
Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me
Comments
Post a Comment