Ajo që përcollën
mediat lidhur me akreditimin e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup është se
dokumenti zyrtar nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës iu dorëzua
kreut të BFI, Sulejman Rexhepi. Edhe pse standardet akademike flasin se
dokumentet relevante nënshkruhen dhe pranohen në seli apo institucione, për fat
të keq një gjë të tillë nuk e pamë me BFI-në, meqë kreu i saj Sulejman Rexhepi
kurorëzimet e sukseseve të institucionit fetar i bënë në restorante. Të gjitha
institucionet dhe drejtuesit e tyre ecin me ritmin e standardeve të zhvillimit
institucional, disa akoma kulturën institucionale e zhvillojnë në restorane.
Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me
Comments
Post a Comment