Translate

Thursday, April 30, 2015

Sulejman Rexhepi që nga shtatori 2011 nuk ka legjitimitet

Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së Afrim Tahiri ka deklaruar se sipas Kushtetutes së BFI-së që nga 2011 Reisi nuk ka legjitimitet! Ai më tej sqaron se Reisi është zgjedhur me mandat pesë vjeçar ne vitin 2006. Më 2008 bëhen ndryshime në Kushtetutë ku mandatet për të gjithë ata që zgjidhen me Kushtetuten e re nuk jan të kufizara. Ai më tej sqaron se kështu muftinjtë e zgjedhur me Kushtetutën e vjetër, sa i plotësuan mandatet, në vitin 2009 u rizgjodhen, të njëjtën gjë është dashur Reisi ta ben në momentin kur e plotesoi mandatin në shtator 2011! Afrim Tahiri gjithashtu shprehet se e llogarit vetveten vetëm punëtor të BFI-së, sepse me automatizëm thotë se kur nuk ka mandat Reisi, nuk mund të ket mandat as sekretari që sipas Kushtetutës ai propozohet nga Reisi kurse zgjidhet nga Rijaseti. Ai është shumë i prerë dhe thotë se të vetmit që kan legjitimitet në Rijasetin e BFI-së janë vetëm shtatë muftinjtë, të gjithë të tjerët janë jasht normave! Më tej ai shton se kjo sa i përket aspektit juridik, pa u futur në aspektin moral! Këtë realitet ai ja ka thënë Reisit në prani të personaliteteve fetare madje i ka propozuar që bashk të largohen nga BFI-ja!
Afrim Tahiri, ishte një nga tre anëtarët e Komisionit për ndryshimin e Kushtetutës së BFI-së, e cila sipas tij pameshirshem shkilet!/Lajmi1/

0 comments :

Post a Comment