Skip to main content

Sulejman Rexhepi për vizitë te kreu i LSDM-së në Bihaçka

Opozita Maqedonase e udhëhequr nga LSDM që në fillim kur paralajmëroi shpalosjen e “bombave” që kanë të bëjnë kryekput me veprimet e Qeverisë të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, kishte njoftuar se në mesin e të përgjuarëve janë edhe bashkësitë fetare. Kreu i LSDM, Zoran Zaev deri më tani nuk ka shpalosur asnjë “bomb” lidhur me institucionet fetare, i cili sigurisht që pret momentin dhe sipas tyre është në pyetje vetëm koha dhe asgjë tjetër. Sipas deklaratave të dhëna deri më tani ai pret momentin që t’i shpalos meqë kishte filluar me përgjimet që Nikolla Gruevski ka bërë ndaj bashkëpunëtorëve të tij, më pastaj shpalosi “bomba” mbi gjyqësorin, falsifikim e zgjedhjeve dhe vjedhjen e votave në zgjedhje, keqpërdorimin e buxhetit të shtetit, keqpërdorimin e investimeve të huaja, rastet e Hagës etj. Tani e tutje pritet shpalosja e “bombave” rreth rastit Monstra, Harun Aliut, Bashkësive fetare etj. 

Ditë më parë nga portali “Naroden glas”(shih linkun:  http://narodenglas.com/ekskluzivno-vistinska-opsada-se-vrsi/) mësuam çuditërisht se ka hoxhallarë që kanë kërkuar takim tek Zaev në selinë e LSDM në Bihaçka! A thua kush është ai apo kush janë ata dhe për çfarë arsye kërkojnë të takojnë kreun dhe selin e kësaj partie politike?  Vitet e fundit BFI gjegjësisht kreu i saj, Sulejman Rexhepi është akuzuar për shumë skandale mes tjerash lidhur me pasaportat falco lidhur me haxhin, akuzua të shumtë për korrupcion,  shitjen e vendit të Burmali xhamisë, pazaret e ndryshme me shtetin rreth shitjes së vakufit, rasti rreth truallit në kala lidhur me “selinë” e BFI, etj. Kush mund të jetë ai i pashpalosur meqë dihet qartë se kreu i BFI, Sulejman Rexhepi që në fillim ishte në përkrahje të Zaevit për publikimin e të gjitha materialeve bile të argumentuara edhe me fjalë nga libri i shenjtë, Kurani. Pas gjithë atyre deklaratave, kolumnave dhe intervistave, qëndrimi i kreut të BFI, Sulejman Rexhepi është i qart në përkrahje të kreut të LSDM, Zoran Zaev. Gjithë këtë Sulejman Rexhepi e bënë me preteks se në rast se vjen LSDM në krye të Shtetit të ketë mundësi t’i shpëton lustrimit, daljes para gjukatës për kriminalitetin e bërë, korrupcionin dhe veprat tjera të rënda si falco pasaporta për shkuarje në Haxh, mashtrimi i njerëzve që vijn nga turqi për viza haxhillëku, rasti “ Halil Jashari dhe paratë e vjedhura”, etj. Deshëm apo jo, Zaev do të shpalos materialet lidhur me institucionet fetare, me publikimin e tyre do të shpalosen fytyrat e hoxhallarëve që kanë vizituar selinë e LSDM-së. Komunistët akoma i kemi gjallë, ata kanë strategji cioniste në politikë, megjithatë duhet të kenë të qartë se asnjëherë nuk fshihen nga memoria e popullit tonë kur LSDM njihet si xhelat i shqiptarëve dhe muslimanëve.

marrur nga: http://fokusinews.blogspot.com/2015/04/sulejman-rexhepi-per-vizite-te-kreu-i.html 

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves