Skip to main content

Shpërthyen pakënaqësitë në radhët e BDI-së, kulminuan me dorëheqjet e para

Mosrespektimi i procedurave brenda partiake dhe dështimet në politikat qeverisëse rezultuan me dorëheqje brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Pas Zëvendës ministrit të mbrojtjes Arben Llabenishti dorëheqje ka paraqitur edhe sekretari organizativ i partisë, Hazbi Lika dhe nënkryetari i degës partiake në Haraçinë. Shefik Duraki. Zëvendës ministri i mbrojtjes, Arben Llabenishti, i cili deri dje ishte edhe kandidat për kryetar dege në Strugë në arsyetimin e dorëheqjen ka drejtuar akuza të shumta ndaj strukturave të caktuara duke i etiketuar demagogë, arrivistë, gllabërues, servilë dhe tradhtar 

“Ne të gjithë periudhën e përpjekjeve tona brenda BDI-së për drejtësi, dinjitet dhe ndërtimin e një kursi politik progresist për realizimin e interesave të shqiptarëve, u përballëm me demagogë, arrivistë, gllabërues, servilë, tradhtar… Të gjithë këta së bashku, ashtu si kishin vepruar edhe më parë, u përpoqën të shkatërrojnë substancën e shëndoshë të BDI-së në Strugë dhe në vende të tjera. Qëllimi i tyre është vazhdimi i makuterisë, përbuzja dhe poshtërimi i vlerave tona kombëtare, veprime të cilat krijojnë teren për mos-implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit...Është e papranueshme dhe e dëmshme ta marrësh dhe të përpiqesh ta ruajsh pushtetin pa i realizuar përcaktimet programore, premtimet në fushatat zgjedhore, pa e implementuar Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila përbën dokumentin bazë për ndërtimin e shtetit multietnik”, shkruan Arben Llabenishti, zv. ministër i mbrojtjes. 

Menjëherë pas tij, dorëheqje ka paraqitur njëri nga ish komandantët dhe themeluesit e UÇK-së, Hazbi Lika. Ai ka thënë se mospërfillja e tij si sekretar organizativ në punët organizative partiake, e ka shtyrë që të heq dorë nga ky post. 

“Kam pas besim se si drejtues i këtij sekretariati do e kem më të lehtë për të ndihmuar që anëtarëve të partisë t’iu ofrohet mundësi për të realizuar të drejtat e veta mirëpo ky funksion u shndërrua në dekor dhe si i tillë edhe më tutje do keqpërdorej. Tani e tutje kontributin tim do e jap në Kryesinë Qendrore si anëtar pa funksion duke qenë një zë i fortë i anëtarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim. Përveç se një akt dorëheqjeje nga funksioni i Sekretarit Organizativ, këtë do e vlerësoja edhe si një veprim protestues timin kundrejt drejtuesve të partisë si dhe një akt solidarizimi me anëtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim.”

Lika ishte një nga zyrtarët më të zëshëm edhe në Kongresin tematik të BDI-së ku njëjtë si ai edhe deputet deputeti Zulfi Adili, I njohur si komandanti Qufa, pati kritikuar ashpër politikat kadrovike dhe partiake, si dhe nënkryetari i Kuvendit, Rafiz Aliti, i cili u ndal te statusi i pazgjidhur i veteranëve dhe invalidëve të vitit 2001 dhe zyrtarizmi i gjuhës shqipe. Zulfi Adili-Qyfa, Xhevat Ademi dhe Hazbi Lika kishin kundërshtuar edhe propozimin për stemën e re duke paralajmëruar votimin kundër saj në rast se do të vihej për votim në Kuvend.  Dorëheqjet e zyrtarëve të lartë të BDI-së janë mbështetur edhe nga bashkëpartiakët e tyre. Postimin e Hazbi Likës në Facebook ku ai njofton dorëheqjen e tij, sot e kishte shpërndarë dhe ish kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari që në opinion është kuptuar si mbështetje për vendimin e Likës. Pas Llabënishtit dhe Likës, jozyrtarisht bëhet e ditur edhe për dorëheqje tjera që vijnë për shkak të pakënaqësisë në rritje ndaj strukturave të caktuara të partisë dhe pozitës inferiore në qeveri./alsat

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves