Fatmir Sejdiu pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, ka thënë Astrit Haraqija në emisionin e KTV-së, Rubikon, i cili tha se e përkrah këtë kandidaturë.
“Fatmir Sejdiu është i preferuari për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, E gjithë kjo bazohet në opinionin e shtabeve të kësaj partie” ka thënë Haraqija.
Ai tha se LDK nuk do të duhej të vazhdonte që për kryetar ta ketë Isa Mustafën. Kjo pasi sipas Haraqisë, Mustafa është humbës i tri palë zgjedhjeve.
Ndërkaq edhe anëtari i këshillit të Përgjithshëm, Hafiz Gagica, i ka bërë thirrje kreut aktual të LDK-së, Isa Mustafa, që të heqë dorë nga detyra aktuale si prijës i kësaj partie.
“Isa Mustafa duhet të bëjë zgjedhjen mes pozitës së kryeministrit edhe kryetarit të LDK-së, është mirë që të parën ta mbaj deri në fund ndërkaq të mos kandidohet për kreun e LDK-së, ka thënë Gagica.(INA)
Comments
Post a Comment