Ka filluar protesta e paralajmëruar në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës. Mijëra qytetarë protestojnë kundër situatës së rënduar social-ekonomike në të cilën ndodhet vendi.
Sipas raportimeve të mediave kosovare, ata kanë nisur tashmë marshimin gjatë të cilit do të ndalojnë para selisë së Gjykatës Kushtetuese, KEDS-it, dhe RTK-së, për t’u kthyer sërish në shesh.
Përpos qytetarëve protestës i janë bashkuar edhe liderët e tri partive opozitare, Visar Ymeri VV, Ramush Haradinaj AAK dhe Fatmir Limaj NISMA./ Portalb
Comments
Post a Comment