GJENEVË (AA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se në përleshjet në Jemen nga 19 marsi deri tani janë vrarë 540 persona, ndërsa 1.700 janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë deklaroi se kriza në Jemen përditë merr jetët e një numri të madh të civilëve.
Paralelisht me këtë, zëdhënësi i UNICEF-it, Christophe Boulierac paralajmëroi se konfliktet në Jemen çuan në kolapsin e sistemit shëndetësor, furnizimin e ujit dhe infrastruktura të tjera jetike.
"Mbi 100.000 njerëz në Jemen kanë braktisur shtëpitë e tyre", tha Boulierac.
UNICEF njoftoi dje se nga 26 marsi, përkatësisht që nga fillimi i aksionit "Stuhia e Vendosmërisë" në Jemen janë vrarë 74 fëmijë dhe janë plagosur 44 të tjerë./Anadolu Agency/
Comments
Post a Comment