Skip to main content

Nuk procedohen asnjë nga 29 paditë penale të LSDM-së kundër qeveritarëve

LSDM-ja ka dorëzuar deri tani 29 padi penale kundër 24 personave, shumica e të cilëve, bartës të funksioneve përgjegjëse publike. Kjo është statistika totale e numrit të lëndëve të paraqitura në prokurorinë publike nga "bombat" e opozitës. Por, pavarësisht numrit të madh të denoncimeve për vepra të rënda penale, nga përgjimi i paautorizuar deri te ryshfeti dhe korrupsioni, zëdhënësi i partisë Shilegov ka një përshtypje të fortë se denoncimet e opozitës nuk kanë të njëjtin trajtim si ato që MPB-ja ka ngritur kundër LSDM-së. Sipas Shilegovit, rasti "Puçi" në të cilin dyshohet lideri i LSDM-së ZoranZaev, ishte dorëzuar vetëm 10 ditë para hedhjes së bombëssë tyre të parë.Deri më sot, për “Puçin” edhe kryeministri dha deklaratë, ndërkohë që për 29 denoncimet të opozitës, dihet vetëm fakti që ato iu janë ndarë prokurorëve për t’u hetuar.
“Dy lëndët që janë dorëzuar kundër LSDM-së, jo që kanë dinamikë të caktuar, por shkojnë me shpejtësi të dritës përpara. Nga ana tjetër, kallëzimi i parë penal nga ana e LSDM-së është dorëzuar më 10 shkurt dhe është kundër SashoMijalkovit, GoranGruevskit drejtor i Drejtorisë së pestë në MPB-së, një udhëheqësi dhe personave të panjohur. Deri më sot, pas dy muajve ne si denoncues nuk kemi informacione se si rrjedhin veprimet operative dhe hetuese që ka ndërmarrë prokuroria publike”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.
Alsat M dërgoi disa pyetje te Prokuroria Publike për të gjitha rastet lidhur me përgjimin. Për rastin “Puçi”, na u përgjigjën se hetimi po vazhdon por nuk mund të jepen detaje.
“Prokuroria themelore publike e Shkupit, pas kallëzimeve penale të dorëzuara nga LSDM-ja, siç edhe ka njoftuar, punon në mënyrë aktive për to. Një pjesë e denoncuesve të kallëzimeve penale janë dëgjuar para Prokurorit Publik, ndërsa në vijim është marrja e veprimeve të tjera me qëllim që të grumbullohen njoftime dhe dëshmi relevante për vendimmarrje mbi kallëzimet penale. Për numrin dhe personat për të cilët janë dorëzuar kallëzime, si dhe sa persona janë paraqitur para Prokurorit Publik, për momentin nuk mund t’i ndajmë ato informacione”.
Nga Prokuroria Publike shtuan se pas kallëzimeve penale të dorëzuara nga LSDM-ja janë aktivizuar 21 prokurorë publikë. Dallimi nga njoftimi i fundit për median, i zyrës së Marko Zvërlevskit, ishte se në atë kohë, kallëzimet po shqyrtoheshin nga 17 prokurorë publikë, pra 4 më pak se tani. Alsat M

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves