Nikolla Dimitrov ka thënë për gazetën prestigjioze Neë York Times që nuk ka ndonjë institucion publik i cili është jashtë kontrollit të Gruevskit, raporton "lajmpress".
"Bisedat tregojnë një seri të praktikave zgjedhore jo ligjore të ushtruara nga VMRO DPMNE-ja, duke përfshirë ndryshimet e listës zgjedhore dhe dokumenteve personale dhe kërcënimeve ndaj firmave private për të cilat gjëra ka ekzistuar dyshimi se përkrahen nga opozita" ka shkruar ministri i mëparshëm i punëve të jashtme në kolumnën e tij të botuar në gazetën prestigjioze "New York Times."
"Bashkimi Evropian duhet të marrë qëndrim më të forë. Duhet të japë sinjal që Maqedonia nuk është më shtet funskional demokratik, t'i bëjë thirrje qeverisë që të japë dorëheqje dhe të pranojë formimin e qeverisë teknike.Kur të nodhë kjo, Bashkimi Evropian do të duhet të merr pjesë në reformimin e institucioneve shtetërore, të sigurojë hetim të pavarur për akuzat nga ana e Zaevit dhe të përgatiten zgjedhje fer dhe të lira. Nëse VMRO-DPMNE nuk dëshiron të merr pjesë,Komisioni Evripian duhet të kërcënojë qeverinë me ndalimin e procesit për anëtarësim në BE" shkruan Nikolla Dimitrov./almakos
Comments
Post a Comment