Translate

Friday, April 10, 2015

Lëvizja BESA: Shpërndahet fletushka “RIDEFINIMI” (FOTO)

Sot aktivistët e Lëvizjes BESA në çdo shtëpi, fshat, lagje, kafene dhe hapësira publike në Maqedoni po e shpërndajnë fletushkën Platforma ‘Ridefinimi’...
Aktivistët e Lëvizjes BESA kanë ndërmarrë një aksion të gjerë prej sot për shpërndarjen e fletushkave, ku në pika të shkurtra sqarohet platforma e prezantuar politike “Ridefinimi” për daljen nga kriza e thellë politike dhe për ridefinimin e shtetit.
Kjo fletushkë ka filluar të shpërndahet sot në të gjitha qytetet e Maqedonisë, duke përfshirë edhe Çashkën, Dollnenin, Manastirin dhe Prilepin. Ky aksion do të zgjasë edhe ditëve në vijim, ndërkohë në Shkup dhe Tetovë janë duke vijuar shpërndarjet e fletushkave, ndërsa aktualisht bëhen përgatitjet e shpërndarjes në Gostivar dhe Strugë.  Fletushka “Ridefinimi”, përveç se po merr jehonë nëpër çdo cep ku ka shqiptarë, përfshirë lagjet e qyteteve, fshatrat, kafenetë, shitoret, dhe të gjitha hapësirat publike, interesimi po zgjerohet edhe më shumë, kurse aktivistët e Lëvizjes BESA edhe e kanë sqaruar këtë fletushkë në bashkëbisedim me qytetarët.
Meqenëse Lëvizja BESA nuk bën veprime të tjera karshi shqiptarëve e diçka tjetër para maqedonasve, fletushkat “Ridefinimi” janë shtypur edhe në gjuhën maqedonase dhe, si të tilla, u janë shpërndarë edhe maqedonasve etniteteve tjera, që edhe ata të njoftohen më afër me atë se çfarë ofron BESA për daljen nga kjo krizë e thellë politike.
Lëvizja BESA ishte e vetëdijshme se qytetarët shqiptarë janë të zhgënjyer thellë e të dëshpëruar nga politikat e deritanishme të partive shqiptare, por asnjëherë nuk e ka besuar se do pritet kaq mirë nga shqiptarët ofrimi i Platformës së Lëvizjes BESA nga aktivistët tanë.

0 comments :

Post a Comment