Skip to main content

Gruevski shpreson, Merkel akoma mendon!

Nga kabineti i kancelares Merkel, deklaruan për “Lajm”, se takimet për javën e ardhshme do të prezantohen ditën e premte (nesër)
Shkup/Berlin, 16 prill - Nuk ka konfirmim zyrtar se do të realizohet takimi i shumë përfolur me kryeministres gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, kanë konfirmuar për “Lajm” nga kabineti i kancelares gjermane dhe nga selia e partisë së saj në Berlin. Kjo është përgjigje e spekulimeve se Gruevski dhe Merkel mund të takohen javën e ardhshme, në lidhje me krizën aktuale politike në Maqedoni.
Nga kabineti i kancelares Merkel, deklaruan për “Lajm”, se takimet për javën e ardhshme do të prezantohen ditën e premte. 
 “Ju falënderojmë për pyetjen tuaj, mirëpo takimet e kancelares për javën e ardhshme zakonisht paralajmërohen nga zëdhënësi i saj në preskonferencën qeveritare të ditës së premte. Për këtë arsye, tani nuk mund të prononcohemi për takimet gjatë javës së ardhshme”, thanë për “Lajm” nga press-shërbimi i kabinetit të kancelares gjermane Merkel.
Edhe përkundër tentimeve të bëra, nuk arritëm të sigurojmë qëndrim lidhur me këtë takim të përfolur nga zëdhënësit e qeverisë së Maqedonisë Aleksandar Gjeorgjiev dhe Muhamet Hoxha. Jozyrtarisht marrim vesh se në Qeveri ende shpresojnë se mund të realizohet ky takim. 
Spekulimet për takim të mundshëm pranveror Gruevski-Merkel u paraqitën për herë të parë kur kryeministri grek Aleksis Cipras më 23 mars realizoi takim zyrtar me Angela Merkel në Berlin, por u përsëritën edhe më vonë për shkak se partia CDU e kancelares Merkel dhe VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski, i takojnë familjes së partive popullore evropiane. 
Mosrealizimi eventual i këtij takimi, do të jetë edhe një dështim për politikën e jashtme maqedonase, pasi kohë më parë presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, anuloi takimin me Gruevskin, me arsyetim se një takim i tillë do të ishte “oportunist” në këtë moment. 
Dështimi njëkohësisht do të ishte edhe një shuplakë e re për qeverinë e Maqedonisë në këtë kohë të krizës politike edhe atë jo vetëm nga Komisioni Evropian, por edhe nga partitë popullore evropiane, ku VMRO-DPMNE ka statusin e anëtares shoqëruese. 
Partitë europiane popullore për momentin kanë 11, nga gjithsej 28 anëtarë në Komisionin Evropian. (i.s.)

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves