Skip to main content

BDI kërkon ligj të ri për gjuhën shqipe

BDI-ja kërkon ligj të ri për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe, si zgjidhje për t’ju dhënë fund të gjitha problemeve që paraqiten nëpërdorimin e dygjuhësisë. Ndërkohë për problemet që janë paraqitur në Kuvend, nënkryetari i Kuvendit RafisAliti thotë se, si në mbledhjen e fundit në komision edhe në të ardhmen, do të bllokojnë çdo seancë ku do të mungojnë materialet në gjuhën shqipe.
“Nëse ndodh edhe në të ardhmen, një gjë e tillë gjithsesi se deputetët tanë do të kërkojnë ndërprerjet e atyre komisioneve derisa nuk sigurohen materialet edhe në gjuhën shqipe. Ne çdo herë kemi thënë, apo lideri jonë, ka thënë se çështja e gjuhës ka ngel e hapur, nuk është mbyllur. Ne gjithsesi se kërkojmë ligj të ri i cili do të jetëkontabil me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, në përputhshmëri me Marrëveshjen e Ohrit, ashtu siç garantohet. Marrëveshja e Ohrit e garanton si gjuhë të dytë zyrtare”, tha Rafis Aliti, nënkryetar i Parlamentit.
Por analistët politik rikujtojnë BDI-në se ajo vetë është pjesë e Qeverisë e cila duhet të merret me këto problem. Analisti XhelalNeziri thotë se BDI-së nuk guxon të protestojë, bojkotojë ose të ankohet sikur të jetë opozitë, por të veprojë si pjesë e Qeverisë dhe të gjejë zgjidhje për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.
“Mendoj se BDI si parti politike serioze e cila është pjesëmarrëse në pushtet, duhet që të marrë përgjegjësi mbi të gjitha proceset dhe jo të luajë një rol të dyfishtë si pjesëmarrëse në pushtetin ekzekutiv dhe si opozitë në atë legjislativ. Nëse bëhet fjalë për zyrtarizmin e gjuhës shqipe, BDI duhet që këtë projekt dhe këtë ligj ta harmonizojë me partnerët e koalicionit që në vendimet e Qeverisë që pastaj I njëjti të reflektohet edhe në institucionet e tjera”, u shpreh Xhelal Neziri, analist.
Ndërkohë, profesori Osman Kadriu vlerëson se përveç vullnetit politik tek partia maqedonase, problem paraqet edhe ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili redukton vetëm në disa institucione përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe që Kushtetuta e garanton në të gjithë vendin.
“Çështja nuk u rregullua me ligj në kuptimin e një ligji gjeneral, që do të thotë përfshirja dhe zbatimi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në nivel të shtetit, por ligji në mënyrëenumerike fillon t’i numërojë institucionet se ku duhet të zbatohet gjuha shqipe. Për disa institucione zbatohet në tërësi, si për shembull në institucionet e pushtetit vendor,ndërsa në institucionet e pushtetit qendror vetëm pjesërisht”, deklaroi Osman Kadriu, profesor.
Materialet në Kuvend, kohëve të fundit u janë dorëzuar deputetëve vetëm në gjuhën maqedonase, me arsyetimin se nuk ka kapacitete të mjaftueshme për përkthim. Ndërkohë pjesa dërmuese e mbishkrimeve në Kuvend janë vetëm në një gjuhë, ndërsa më alarmante është gjendja në pushtetin qendror. Në shumë ministri dhe organe shtetërore që udhëhiqen nga kuadro maqedonas, nuk shkruhet asnjë fjalë shqipe./ALSAT

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves